Thirrje për projekt propozime



THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

SHOQËRIA CIVILE KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Serb i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Together For Life (TFL) po zbatojnë projektin “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të BE-së i financuar nga Instrumenti për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut është: “Kundërshtimi dhe parandalimi i përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në zonat e largëta të Shqipërisë.”

Grupet e synuara të projektit janë organizatat e shoqërisë civile (OSHC), organizatat e bazuara në komunitet, organizatat e mediave, organizatat e grave dhe të rinjve etj.

Kjo thirrje për Projekt-Propozime, është e vlefshme prej datës 09 Qershor – 31 Korrik 2017, dhe i përket Skemës së Granteve, si një nga komponentët kryesorë të projektit, i cili ka si qëllim financimin e projekteve që mbështesin OShC-të që veprojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve ose të drejtat e njeriut në përgjithësi, grupet me baza në komunitet, grupet rinore. Ne inkurajojmë aplikantët nga të gjitha organizatat me baza fetare, organizatat etnike etj.

Shuma e përgjithshme e vënë në dispozicion në këtë Thirrje për Projekt-Propozime është 187,764 Euro.

Sesioni i Informimit në Shkodër do të realizohet në datën 10 Korrik 2017, pranë EU Info Center, Shkodër

Sesioni i Informimit në Tiranë do të realizohet në datën 12 Korrik 2017, pranë EU Info Center, Tiranë

Sesioni i Informimit në Gjirokatër do të realizohet në datën 14 Korrik 2017, pranë Hotel “Çajupi”, Gjirokastër

Buxheti i përgjithshëm i projektit për çdo grant të kërkuar në këtë Thirrje për Projekt-Propozime duhet të jetë midis shumave minimale dhe maksimale si në vijim:

EUR 5,000.00 – 10,000.00                 

Afati i fundit i dorëzimit të Projekt-Propozimeve është 31 Korrik 2017 ora 17:00.

TUdhëzimet për mënyrën e aplikimit dhe dorëzimit të Projekt-Propozimeve, përshkruhen në Udhëzimin për Aplikim të Granteve, e cila mund të gjendet në (LINKU i manualit) ose në internet, në faqen zyrtare të KShH www.ahc.org.al dhe atë të TFL www.togetherforlife.org.al

Një kopje e Udhëzimit për Aplikime dhe formatit të aplikimit mund të kërkohet edhe duke dërguar një e-mail në adresën: office@ahc.org.al.

Call for Proposals

EuropeAid/152207/DD/ACT/AL

Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Albanian Helsinki Committee

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit