Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me tre organizata homologe në Norvegji, Serbi, Hollandë dhe organizatën “Together for Life” po zbaton nismën “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Nëpërmjet kësaj nisme synojmë:
- Fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, organeve joqeveritare dhe institucioneve të sigurisë publike për të kontribuar në parandalimin dhe adresimin e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm në Shqipëri.
- Fuqizimin e sektorit të edukimit në drejtim të aftësive dhe kompetencave të tij për edukimin qytetar që frymëzon një kulturë jo të dhunshme dhe të orientuar drejt të drejtave të njeriut si dhe fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të ndërvepruar e bashkëpunuar me këto institucione;
- Asistimin e sistemit penitenciar në ofrimin e masave efektive të orientuara drejt të drejtave të njeriut që synojnë adresimin e radikalizmit dhe rekrutimin në cilësinë e radikalistëve të dhunshëm në radhët e personave të privuar nga liria, të cilët i përkasin grupeve të riskut si dhe për të mundësuar procese ri-integruese ndaj luftëtarëve të huaj të dënuar për terrorizëm si dhe të burgosurve të tjerë të dënuar për ekstremizëm.
Në përmbushje të objektivave të kësaj nisme shumë të rëndësishme për vendin tonë, KShH do të realizojë në Gjirokastër datë 26 Tetor 2017, pranë Hotel Çajupi, Gjirokastër, në orën 10:00 dhe në Universitetin “Eqrem Çabej”, në orë 12:00 si dhe në Sarandë datë 27 Tetor 2017, në orën 12:00 në shkollën e mesme “Hoxha Tasim”, forum të hapur me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe institucioneve në nivel vendor, si dhe student dhe nxënës të këtyre shkollave. Forumet synojnë rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve për promovimin e tolerancës dhe ka për qëllim adresimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal. Temat që do të trajtohen në këtë aktivitet kanë të bëjnë me standartet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, strategjitë ndërkombëtare dhe roli i shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, identifikimi i personave të rrezikuar, etj.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” financuar nga Bashkimi Evropian.