Në datën 21 Korrik, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizoi trajnim me temë “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Çështjet e trajtuara lidhen me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, roli i shoqërisë civile, kuadri ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe përdorimi i gjuhës së urrrejtjes. Përfaqësues të shoqërisë civle, komuniteteve fetare, Bashkisë Korçë, etj, ofruan kontributin e tyre dhe paraqitën problematikat që ndeshin në komunitet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe më gjerë.
Trajnimi u përshëndet nga Znj.Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Z.Agron Sojati, Koordinatori kombëtar për ekstremizmin e dhunshëm dhe Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KSHH-së.
Në këtë trajnim ofruan kontributin e tyre mjaft të rëndësishëm Znj. Izabela Kisic, Drejtore Ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Znj.Vasilika Laçi, Oficere programi nga Civil Rights Defenders dhe Znj. Klejda Ngjela, Menaxhere Projektesh pranë KShH.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, financuar nga Bshkimi Evropian.