Komiteti Shqiptar i Helsinkit më date 6 qershor, organizoi në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës forumin e diskutimit me studentët rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe radikalizmit.
Me studentët u diskutua kuadri ligjor për parandalimin dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm si dhe implikimet e gjuhës së urrejtjes me këtë fenomen.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit 'Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm', financuar nga Bashkimi Europian.