07.06.2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit po organizon forumin me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Edukimit dhe Biznesit, Universiteti i Durrësit, për të folur për përfshirjen e të rinjve në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Institucionet europiane, kriteret e anëtarësimit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe angazhimi i të rinjve në monitorimin dhe promovimin e këtyre të drejtave ishin temat të cilat nxitën diskutimin mes panelit të përbërë nga zv.ambasadorja e Hollandës znj. Petra Heylen, z. Gledis Gjipali, ekspert në integrimin në BE, znj. Erida Skëndaj dhe znj.Miriam Neziri nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe studentëve pjesëmarrës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit 'Përfshirja e të rinjve në integrimin në BE', mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë.

 

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit