30.11.2017

Vijon puna edhe gjatë ditës së dytë për hartimin e 'Protokollit kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje' ku punonjës nga burgje të ndryshme me asistencën e z. Jack Burger, Ekspert ndërkombëtar i luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, po hartojnë draftin e parë të këtij protokolli që do të bëjë unifikimin e praktikës së ndjekjes së rasteve të lidhura me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit 'Shoqëria Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm' financuar nga Bashkimi Europian.

 

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit