Komiteti Norvegjez i Helsinkit kërkon të kontraktojë një Ekspert per Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit «Shoqëria Civile Kindër Ekstremizmit te Dhunshëm» financuar nga Bashkimi Evropian.
Eksperti do të kontribuojë me një raport dhe rekomandime bazuar në gjetjet e Vlerësimit dhe Monitorimit të procesit të zbatimit të projektit.
Raporti duhet të jetë një vlerësim i orientuar në bazë të përformancës dhe impaktit të siguruar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si organizata kryesore dhe 20 organizata nën-grantuese, të përfshira në zbatimin e këtij projekti.
Eksperti do të rishikojë dokumentacionin e projektit (kontratën, raportet e ndërmjetme, të dhënat statistikore dhe të do të shqyrtojë të gjitha aktivitetet e realizuara dhe botimet përkatëse). Bazuar në analizën e dokumentacionit, intervista, takime me të gjithë partnerët e përfshirë në zbatimin e projektit, eksperti mund të bëjë vlerësimin dhe rekomandime për rritjen e qëndrueshmërisë së projektit dhe partneritetit.
Raporti i paraqitur nga eksperti duhet të përmbajë:
- Përshkrim të Metodologjisë e vlerësimit
- Termat e referencës
- Rëndësinë e projektit dhe të strategjive të aplikuara
- Të dhëna mbi efektivitetin në arritjen e objektivave
- Të dhëna mbi vlerësimin e respektimit të rregullave të Vizibilitetit i projektit
- Të dhëna mbi bashkëpunimin mes partnerëve dhe institucioneve
- Të dhëna mbi treguesit sasiorë dhe cilësorë lidhur me realizmin e aktiviteteve
- Të dhëna mbi eficencën e zbatimit të programit
- Të dhëna mbi menaximi e projektit dhe strukturën operacionale
- Të dhëna mbi ndarjen e informacionit dhe proceseve pjesëmarrëse në vendimmarrje
- Impakti te qytetarët
- Arritjet kryesore të projektit
- Ndryshimi që ka sjellë tek grupi i synyar
- Qëndrueshmëria
- Konkluzione dhe Rekomandime
Vlerësimi dhe monitorimi i këtij projekti do të kryhet në përiudhën 1-30 tetor 2018.
Për të aplikuar, dergoni ofertën tuaj (deri në 2 000.00 EUR), përpara datës 26 shtator, ora 17.00, në adreësn office@ahc.org.al. Aplikimi duhet të përfshijë:
- Letër motivimi dhe CV
- Metodologjinë (70%)
- Ofertën financiare (30%)