Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të kontraktojë një subjekt ose ekspert për realizimin e dy videove ndërgjegjësuese, një në kuadër të projektit “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut”, mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqipërinë, dhe një video në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja të Qeverisjes të Drejtësisë” mbështetur financiarisht nga Save the Children me fonde të Bashkimit Europian. Videot kërkohen të jenë:
- Në formatin grafik, animacion dhe me grafik, foto dhe tekst. Tekstet do të dërgohen nga ne për t’u bërë pjesë e videos;
- Skenari do të bëhet në bashkëpunim me KSHH;
- Video duhet të jetë 2 min. e gjatë;
- Tematika e trajtuar ka të bëj në një video me procesin e Vettingut në Shqipëri dhe në videon e dytë me reformën në drejtësi, mbi ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Mirëpresim ofertat tuaja së bashku me një prezantim të shkurtër të punimeve tuaja të mëparshme (linqe të produkteve tuaja) deri ne date 24 Shtator 2017
Ju lutem gjeni më poshtë një video referencë/orientuese.
Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën:
office@ahc.org.al