Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja Drejtuese të Drejtësisë” i cili zbatohet në kuadër të thirrjes “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” zbatuar nga Save the Children dhe financuar nga Bashkimi Evropian shpall thirrjen publike për ekspertë për komunikimin me median.
Eksperti vendas që do të përzgjidhet do të angazhohet në marrëdhëniet me publikun për të rritur vizibilitetin dhe ndërgjegjësimin në media lidhur me çështje të ndryshme që do te adresojë kjo iniciativë.
KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:
Aftësitë individuale
- Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet. Në mënyrë të veçantë aplikantët nuk duhet të kenë qenë të angazhuar në veprimtari të natyrës politike apo të jenë anëtar të partive politike gjatë tre viteve të fundit. Kandidatët e përzgjedhur do të firmosin një formular vetë deklarimi ku marrin përsipër pasojat ligjore në rast se më vonë vërtetohet ekzistenca e këtyre pengesave.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe vetëm
- Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik
- Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura
- Të ketë aftësi të punojnë nën presion
Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Të ketë përfunduar studimet bachelor dhe master ose të njehsuara me to në Fakultetin e Gazetarisë.
- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesionin si gazetar. Preferohen kandidatët që kanë përvojë në procese të monitorimit.
- Të ketë njohuri të mira të mbi reformën në drejtësi si dhe të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze
Të interesuarit të aplikojnë deri në datën 22 Tetor 2018, duke dërguar një CV, një Letër Motivimi dhe deklaratë të firmosur (skanuar) se nuk kanë pengesa të cituara në këtë thirrje. Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al. Vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen me anë të e-mailit.