PARTNERËT, RRJETET DHE DONATORËT

KSHH bashkëpunon dhe bashkërendon punën e tij me organizata të shoqërisë civile, institucione publike, si dhe me programe e organizma bilateralë, multilateralë, apo privatë ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e mbrojtjes, promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Edhe pse disa prej këtyre organizatave mund të jenë konkurrente me KSHH në një farë mase dhe për çështje të caktuara, KSHH ndjek gjithnjë linjën e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit me ta. Ndërkaq, KSHH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione kryesore publike.

KSHH është anëtare e: Rrjetit të Klinikave Ligjore Falas në Shqipëri; Rrjetit Shqiptar të Organizatave për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut; Platformës së Solidaritetit të Shoqërisë Civile pranë Këshillit të Evropës, si dhe të Rrjetit të Organizatave për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Ballkan që buron nga kjo Platformë.

Organizatat e institucionet kryesore, me të cilat KSHH bashkëpunon më së shumti janë si vijon:

i. INSTITUCIONET PUBLIKE:

  • Parlamenti i Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi; Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut; Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
  • Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Burgjeve
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Ministria e Shëndetësisë; Ministria e Mjedisit
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  • Kontrolli i Lartë i Shtetit
  • Avokati i Popullit, Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi
  • Bashkitë Tiranë, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Fier, dhe Elbasan, Kukës, Vlorë, Shkodër etj.

ii. ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE:

  • Qendra e Nismave Ligjore Qytetare, ResPublica, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Rehabilitimin e Torturës dhe Traumës, TILAS, Instituti Europian i Tiranës, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut, shoqata “Përthyerja”, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut
  • Rrjeti Shqiptar kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit
  • Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF) dhe rrjeti i organizatave që ADRF bashkërendon
  • Aleanca kundër Diskriminimit të Personave LGBT dhe ProLGBT Shqipëri
  • Partners Albania; shoqata “EDEN”
  • Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri
  • Shoqata “Romët për Integrim” dhe shoqata të tjera që mbrojnë të drejtat e komunitetit rom

iii. INSTITUCIONE AKADEMIKE:

Universiteti i Tiranës, Universiteti “Marin Barleti, Universiteti “Luarasi”; Universiteti “Ismail Qemali “ Vlore, Universiteti “F.Noli” Korçe

iv. PROGRAME DHE ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE:

  • Misioni i OSBE-së në Tiranë
  • OSBE/ODHIR
  • Agjencitë e OKB-së në Tiranë
  • Delegacioni i BE-së në Shqipëri;
  • KRCT (Kati, Kosovë)
  • Komiteti i Helsinkit në Hollande, Norvegji, Suedi, Zvicër, Maqedoni, Poloni, Greqi, Serbi, Bullgari
  • In Lande Person (projekt i BE-së)

Donatorët kryesorë që kanë përkrahur punën e KSHH në tri vitet e fundit janë:

  • Civil Rights Defenders
  • Delegacioni i BE-se ne Shqiperi
  • Keshilli i Europes
  • Open Society Institute - Budapest
  • Fondacioni per Shoqerine e hapurne Shqiperi (OSFA)
  • UNICEF
  • NATIONAL Endowment for Democracy (NED)
  • Ambasadat e Hollandes, Zvicres dhe SHBA ne Tirane
TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit