NOSIANA BURNAZI

Paraligjore/ Asistente Projektesh

Nosiana Burnazi është në përfundim të studimeve të nivelit Master Shkencor në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Ajo është angazhuar pranë organizatës “Vish këpucët e mia”, si koordinatore projektesh me në fokus edukimin e komunitetit rom, si dhe ka zhvilluar më tej njohuritë e saj ligjore pranë një zyre avokatie. Ka qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë përgjatë një praktike 7 mujore, ku ka asistuar një prej deputetëve në hartimin dhe analizimin e projektligjeve si dhe nismave të ndryshme ligjore. Fushat e saj të interesit lidhen kryesisht me të drejtën publike, shkrimin dhe hulumtimin akademik shkencor si dhe të drejtat e njeriut, ku në këtë kuadër ka botuar një sërë artikujsh kërkimorë. Prej tetorit 2023 mban pozicionin e Paraligjores pranë Klinikës Ligjore Falas si dhe Asistentes së Projekteve.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit