TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • AUTORITETET SHQIPTARE URDHËROHEN TË OFROJNË UJË TË PASTËR PËR ROMËT PAS RASTIT TË DISKRIMINIMIT
13/05/2025
0
Wednesday, 12 December 2018 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
AUTORITETET SHQIPTARE URDHËROHEN TË OFROJNË UJË TË PASTËR PËR ROMËT PAS RASTIT TË DISKRIMINIMIT

Tiranë, Budapest 10 dhjetor 2018: Një komunitet rom në Fushë-Krujë, Shqipëri, ka fituar një rast përpara Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pasi iu kundërvu bashkisë vendore për refuzimin për t’iu ofruar ujë të pastër të pijshëm dhe higjienë. Komisioneri gjeti se Bashkia e Krujës kishte diskriminuar ndaj familjeve rome që jetonin në lagjen “Kastriot” në bazë të etnisë dhe statusit ekonomiko-social të tyre, dhe urdhëroi bashkinë të ndërmarrë masa të menjëhershme për ta korrigjuar situatën ose të përballej me një gjobë.

Rasti u dërgua tek Komisioneri nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), me mbështetjen e Qendrës Europiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), të cilët ofruar provat për ndarjen etnike në aksesin ndaj ujit në Shqipëri.

Avokatja e ERRC Nicole Garbin tha, “Mungesa e ujit të pijshëm dhe kushteve higjieno-sanitare është një çështje që prek romët kudo në Europë. Është një prej mënyrave më të ashpra dhe më të rrezikshme të manifestimit anti-rom.”

Garbin vazhdoi, “Kërkimet tona tregojnë se romët përballen në mënyrë rutinore me diskriminim në ofrimin e ujit të pastër, pavarësisht se organet ndërkombërare e njohin dhe sanksionojnë atë si të drejtë të njeriut. Ky vendim thjesht kërkon që autoritetet të përmbushin detyrimin e tyre për të ofruar një nevojë njerëzore bazë për akses në ujë dhe higjenë.”

Rreth 250 familje rome (1,200 persona) jetojnë në komunitetin i cili ka ekzistuar prej fundit të viteve 1990-të dhe ka vuajtur gjatë nga mungesa e ujit të pastër. Një projekt i drejtuar nga një organizatë rome vendase në vitin 2005 dëshmoi furnizimin me ujë në zonë por që u ndërpre nga bashkia pak kohë më pas. Banorët e lagjes “Kastriot” që nga ajo kohë janë detyruar të shpojnë puse private për të siguruar ujë nga toka. Megjithatë, uji i lumit i ndotur nga ndotjet urbane përzihet me ujin e puseve dhe në vitin 2014 çoi në shpërthimin e Hepatitit A, sidomos mes fëmijëve. Ndonëse kjo u bë lajm dhe autoritetet ishin në dijeni të epidemisë shëndetësore, autoritetet shtetërore nuk morën asnjë masë.

Kompania e ujësjellës-kanalizimeve e kontraktuar për të siguruar furnizimin me ujë në bashki argumentoi se linjat e furnizimit arrijnë deri tek komuniteti rom, por ngaqë nuk ka pasur banorë që të shprehnin interesin në pikën e lidhjes, ata e kishin përmbushur detyrimin e tyre ligjor për të ofruar ujë.

“Furnizimi me ujë është një e drejtë e njeriut dhe në Shqipëri është një shërbim publik” tha Rovena Vuksani nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. “Komania e ujësjellësit detyrohet me ligj ta përmbushë këtë shërbim dhe nuk mund të refuzojë në mënyrë arbitrare që t’i ofrojë ujë një lagjeje të tërë. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe kapërcimit të diskriminimit institucional me të cilin romët përballen në Shqipëri. Do të monitorojmë veprimet e bashkisë me kujdes gjatë 30 ditëve të ardhshme për t’u siguruar që do të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar ujë të pastër.”

Ky njoftim për shtyp gjendet edhe anglisht.

Për më shumë informacion, apo për të organizuar një intervistë, kontaktoni:

Jonathan Lee

Koordinator Komunikimi

Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve

Jonathan.lee@errc.org

+36 30 500 2118

Rovena Vuksani

Juriste

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

rovena.vuksani@ahc.org.al

+355682023699

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT PËR DRAFTIMIN E PETICIONEVE DREJTUAR KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
THIRRJE PER INTERSHIP
Njoftim për shtyp – Sulmi ndaj Klodiana Lales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit