TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DEKLARATË E INTEGRITETIT DHE SHMANGIES SË KONFLIKTIT TË INTERESIT APO FORMAVE TË TJERA TË SJELLJES QË NDALOHEN NË LEGJISLACIONIN PENAL
13/05/2025
0
Monday, 19 September 2022 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Njoftime, Thirrje
DEKLARATË E INTEGRITETIT DHE SHMANGIES SË KONFLIKTIT TË INTERESIT APO FORMAVE TË TJERA TË SJELLJES QË NDALOHEN NË LEGJISLACIONIN PENAL

PËR TË GJITHA FAZAT PARAPRAKE, REALIZUESE DHE FINALIZUESE TË PROCEDURËS SË PROKURIMIT TË SUBJEKTIT/KOMPANISË QË OFRON SHITJE TË 5 (PESË) PAJISJEVE ELEKTRONIKE TË LLOJIT 2 (DY) KOMPJUTERË DHE 3 (TRE) LAPTOPË

Kujt mund t’i interesojë:

Punonjësit përgjegjës të organizatës Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), të angazhuar në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (Komisioni i Prokurimit) konfirmojnë me përgjegjësi të plotë individuale dhe konform legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë si vijon:

(A) Shmangia dhe Ndalimi i Konfliktit të Interesave

Për identifikimin, përzgjedhjen dhe shpalljen fitues të subjektit/kompanisë, deklarojmë se në dijeninë tonë nuk kemi:

  • Asnjë konflikt faktit të interesit, konflikt në dukje të interesit, konflikt të mundshëm të interesit, konflikt rast pas rasti të interesit, konflikt të vazhdueshëm të interesit, sipas përcaktimeve të bazuara në ligjin nr. 9367, dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, midis personave nënshkrues të kësaj deklarate apo personave të lidhur me ta.
  • Interesa vetjake personale ose të rrethi të personave të lidhur me ne (financiare ose të formave të tjera);
  • Interesa (personale, financiare ose të tjera) të ndonjë subjekti të cilin ne ose rrethi i personave të lidhur me ne i përkasin, me përfaqësues apo punonjës të subjektit përfitues apo personave të lidhur me ta.

(B) Ndalimet sipas Kodit Penal

Bazuar në nenet 164/a dhe 164/b të Kodit Penal, deklarojmë me përgjegjësi të plotë se në të gjitha fazat për identifikimin, përzgjedhjen dhe shpalljen fitues të subjektit/kompanisë:

  • Nuk kemi premtuar, propozuar ose dhënë, drejtëpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe subjektit përfitues, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij.
  • Nuk kemi kërkuar, marrë, drejtëpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe subjektit përfitues, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij.

Secili prej anëtarëve nënshkrues të kësaj deklarate, nëse ka të dhëna ose informacione që vërtetojnë të kundërtën e asaj që deklarohet prej anëtarëve të tjerë, ka të drejtë të ankohet (ose denoncojë), sipas vlerësimit të tij apo saj, pranë këtyre hallkave ankimuese:

  • Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (Email: skendaj@ahc.org.al )
  • Kujtim Çashku, President i Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (Email: kujtim@ihrffa.net )
  • Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ku mund të bëhet sinjalizim i jashtëm konform ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”
  • Organit të Prokurorisë kompetente, nëse ka të dhëna për kryerjen e veprës penale.

Kjo deklaratë nënshkruhet në çdo faqe (duke vendosur në faqen e fundit edhe datën përbri firmës) me përgjegjësi të plotë dhe individuale nga anëtarët e Komisionit të Prokurimit të këtij shërbimi, Menaxherja e Financës së KShH-së, Drejtoria Ekzekutive e KShH-së, dhe në përmbyllje të fazës së përzgjedhjes e shpalljes së subjektit fitues, nga ana e Administratorit dhe Menaxherit të Kompanisë/Subjektit përkatës.

  • Tweet

What you can read next

VETTINGU NË VËZHGIMIN E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT
Njoftim për shtyp – 14 Qershor 2013
KONFERENCË PËR SHTYP

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit