TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DEKLARATË E PËRBASHKËT – NË MBËSHTETJE TË PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE,TË FUNDIT TË MITIT TË PANDËSHKUESHMËRISË, PAVARËSISË SË DREJTËSISË, INTEGRITETIT TË INSTITUCIONEVE DHE HETIMIT OBJEKTIV TË ÇDO FUNKSIONARI PUBLIK TË PËRFSHIRË NË AKTE KORRUPTIVE
18/12/2025
0
Thursday, 18 December 2025 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

DEKLARATË E PËRBASHKËT – NË MBËSHTETJE TË PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE,TË FUNDIT TË MITIT TË PANDËSHKUESHMËRISË, PAVARËSISË SË DREJTËSISË, INTEGRITETIT TË INSTITUCIONEVE DHE HETIMIT OBJEKTIV TË ÇDO FUNKSIONARI PUBLIK TË PËRFSHIRË NË AKTE KORRUPTIVE

Organizatat e shoqërisë civile po ndjekin me shqetësim ngjarjet e muajve dhe ditëve të fundit për informacionet e bëra publike në media dhe në njoftimet e SPAK, lidhur me hetimin e disa zyrtarëve të nivelit të lartë dhe disa administratorëve e drejtuesve në sektorin e biznesit, për çështe të korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera me vlerë shumë të lartë.

Që në krye të herës, dëshirojmë të theksojmë se ne respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë të çdo individi, pavarësisht statusit të tij si person që ka dijeni për ngjarjen, person në hetim, person i pandehur për veprat penale në fushën e korrupsionit apo shpërdorimit të ligjit dhe ndërhyrjeve në tendera dhe prokurime publike.

Njëherësh duke patur parasysh interesin tonë publik për forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe kontributin e rëndësishëm konstruktiv që organizatat e shoqërisë civile kanë dhënë në kuadër të reformës në drejtësi, me monitorime, diskutime dhe adresime lidhur me çështjet e korrupsionit dhe integritetit të zyrtarëve të lartë të zgjedhur ose emëruar, shprehim shqetësimet dhe rekomandimet tona si vijon:

  1. Të respektohet nga ekzekutivi dhe legjislativi, parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, e në mënyrë të veçantë ai i pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatës.
  2. Asnjë presion publik nuk duhet të ushtrohet mbi organet e sistemit të drejtësisë, si nga Kryeministri, politikanë dhe zyrtarë të tjerë, pasi Kushtetuta dhe sistemi ynë garanton që çdo shtetas, edhe zyrtarët e lartë publikë kanë të drejtë dhe akses të mbrohen me avokat në të gjitha procedurat ndaj tyre si dhe kanë të drejtë të ankojnëë vendimet e ndërmjetme dhe përfundimtare të prokurorisë dhe gjykatës, në një gjykatë më të lartë. Çdo deklaratë paragjykuese në një situatë të tillë krijon perceptim për mbrojtje publike të këtyre shtetasve të akuzuar ose në hetim dhe për cenim të legjitimitetit të organeve të drejtësisë.
  3. Në kushtet kur janë ngritur institucione të qeverisjes së drejtësisë, kushdo ka të drejtën të vërë në lëvizje këto organe nëse janë kryer nga magjistratët, shkelje që sanksionohen disiplinarisht.
  4. Shprehim shqetësimin për largimin nga territori i vendit, të personave që janë në hetim nga SPAK dhe i kërkojmë Policisë së Shtetit të bëjë transparente, kushtet dhe rrethanat në të cilat këta shtetas janë larguar, duke i shpëtuar hetimit dhe përballjes nga afër me drejtësinë, nëse për këta shtetas ka patur masa ndalimi për dalje nga territori apo masa sigurimi personal. Ky nuk është precedenti i vetëm në një vend ku duhet të veprojë forca e ligjit dhe koordinimi efikas midis autoriteteve.
  5. I kërkojmë Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit të shqyrtojë me paanshmëri dhe konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe Rregullores së Kuvendit, kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e heqjes së imunitetit të zv. Kryeministres Znj. Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
  6. Shprehim shqetësim, që në ndryshim nga vendet demokratike, në Shqipëri, institucioni i dorëheqjes në raste të tilla është një praktikë ende e munguar nga funksionarët e nivelit të lartë, në kundërshtim edhe me kodet etike në vendimmarrje, ekzekutiv dhe institucione, pasi aplikimi i këtij standardi bashkëkohor do të ndihmonte organet e drejtësisë për të hetuar në mënyrë të pavarur dhe të gjithanshme këta funksionarë, si dhe do të ishte shfaqje e integritetit të vetë këtyre funksionarëve dhe individëve të akuzuar ose nën hetim deri në një vendimmarrje përfundimtare të organeve të drejtësisë.

Shqipëria ka hapur kapitujt e negociatave me BE dhe pa e trajtuar ketë si slogan, por si projekt kombëtar prioritar është e pritshme që të aplikojë standarde më të larta transparence, llogaridhënie, maturie politike dhe integriteti institucional, sidomos në sfidën tonë prioritare kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Në ketë kuadër besimi i publikut tek institucionet dhe organet e drejtësisë është shumë i rëndësishëm, në kushtet kur çështjet e fundit të korrupsionit, krijojnë me të drejtë shqetësimin për abuzimet me fondet publike, tepër të larta, që janë bërë me taksat e paguara prej tyre.

Organizatat tona janë të pavarura e të paanshme ndaj kjo deklaratë, nuk është në favor të asnjë partie, lëvizje apo nisme e proteste periodike politike, por është një qëndrim parimor që synon të pozicionojë organizatat e shoqërisë civile në krah institucioneve të reja të drejtësisë dhe parimeve të mirëqeverisjes dhe demokracisë funksionale, për të cilat në vitin 2016 është ndërmarrë një reformë e thellë dhe e gjithanshme konsensuale, që synoi të thyejë mitin e pandëshkueshmërisë me anë të pavarësisë së drejtësisë nga politika dhe hetimit objektiv të çdo funksionari publik të përfshirë në këto skema korrupsioni.

Organizatat nënshkruese:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Instituti për Studime Politike

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Instituti Shqiptar i Shkencave – Open Data Albania

Qendresa Qytetare

Lëvizja Evropiane në Shqipëri

  • Tweet

What you can read next

Sinjalizoni aktet korruptive – Legjislacioni për bilbilfryrësit (sinjalizuesit) ju mbron KShH ofron asistencë ligjore për këdo që vlerëson se është në pozitat e sinjalizuesit
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE BLERJE E NJË PAJISJEJE PRINTER ZYRE
NJOFTIM PËR SHTYP

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PËR SHTYP – TRANSPARENCË E MUNGUAR MBI PROCEDURËN E NDJEKUR PËR RRETHIMIN E GODINËS SË FOCUS MEDIA NEWS

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në përmbus...
  • DEKLARATË PUBLIKE – Një praktikë tjetër regresi nga Gjykata Kushtetuese për Opinionet Miqësore (Amicus Curiae) të paraqitura nga Organizatat (OJF)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Shteti të ndërhyjë në zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve për t’ju siguruar kushte të barabarta në mbrojtje të interesave ekonomikë dhe profesionale të tyre

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përmes njo...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit