Tetë vjet më parë, në vitin 2018, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nisur betejën ligjore për konstatimin e diskrinimimit dhe dëmshpërblimin e shtetasit me masë mjekësore A.B që mbahet nga viti 2000, jo në një spital psikiatrik sikurse ligji e kërkon, por në sistemin e burgjeve, si dhe vëllait të tij që ka kujdestarinë K.B.
Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrinimi ka konstatuar diskriniminimin e drejtpërdrejtë të shtetasit A.B dhe kategorisë së personave me probleme të shëndetit mendor, duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, të marrin masa për përshtatjen e dy godiave të veçanta ku këta shtetas mbahen në systemin e burgjeve (IVSH Tr dhe IEVP Lezhë), për trajtimin e këtyre shtetasve nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas ligjit nr.44/2012 “Për shëndetin mendor”.
Pas përfaqësimit me sukses të këtij shtetasi për ankimin që u bë ndaj vendimit të Komisionerit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë nga Avokatura e Shtetit, avokatët e Klinikës Ligjore Falas të Komitetit të Helsinkit nisën një proces gjyqësor për kërkimin e dëmshpërblimit jo pasuror në formën e dëmit moral, biologjik dhe moral, si rrjedhojë e sjelljes diskriminuese, si dhe zbatim të menjëhershëm të masës mjekësore në një institucion psikiatrik. Padia u pranua pjesërisht duke vendosur dëmshpërblimin e të dy shtetasve (A.B dhe K.B), në një shumë totale prej 5.5 milion lek të reja. Ndaj ankimit të paraqtur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Gjykata e Apelit Administrativ ka vendosur ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, duke vendosur konstatimin e diskriminimit të shtetasit, ekzekutimin e menjëhershëm të masës mjekësore në një spital psikiatrik si dhe dëmshpërblimin e shtetasit dhe vëllait të tij, në të njëjtën masë sikurse u vendos në shkallën e parë gjyqësore administrative.
Është pozitiv fakti që në vendimin e fundit që KShH-së i është komunikuar, nr.3704/2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë është lënë në fuqi vendimi i Gjykates Administrative te Apelit, duke rrezuar rekursin e paraqitur nga Avokatura e Shtetit.
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë konfirmon konkluzione të rëndësishme të cilat më herët janë adresuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrinimimi, Avokati i Popullit, lidhur me çështje thelbësore të respektimit dhe të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njeriut, ndaj sjelljes së paligjshme dhe diskriminuese të institucioneve shtetërore ndaj individeve vulnerabel dhe urgjencës për të krijuar institucione të posaçme të kujdesit të shëndetit mendor. Në këtë vendim të Gjykatës së Lartë theksohet nevoja për zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore për shtetasit me masë mjekësore, trajtimi pa diskriminim, me ekipe multidisiplinare dhe në mjedise sa më pak shtrënguese; për shërbime shëndetësore të arritshme e efektive.
Trajtimi i paditësit dhe shumë personave të tjerë që mbahen në sistemin e burgjeve me masë mjekësore mjekim i detyruar, ndryshe nga pacientët e tjerë me çrregullime të shëndetit mendor përbën diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të “përkatësisë në një grup të veçantë” dhe “mohimit të një përshtatjeje të arsyeshme”.
Ky vendim Gjykatës së Lartë, paraqet një rëndësi të veçantë, për sa i përket një çështje shumë të rëndësishme se nuk është ngritur një institucion i posaçëm mjekësor dhe i hap rrugë ndjekjes të së njëjtës praktike gjyqësore dëmshpërblimi, nga shtetasit me masë mjekësore që mbahen në kundërshtim me ligjin në institucionet penitenciare dhe familjarët e tyre që i kanë në kujdestari. Për aq kohë sa një institucion i posaçëm psikiatrik (jashtë sistemit penitenciar) nuk ekziston, krijimi i këtij institucioni mbetet detyrim i shtetit.
Vlen të theksohet se KShH vijon ndjekjen Ligjore të kësaj çështje me një gjykim të ri administrative, actio popularis.
Më herët, KShH ka përfaqësuar edhe çështjen Strazimiri e cila u kurorëzua me sukses në Janar të vitit 2020, ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi një masë të përgjithshme dhe kërkoi ndaj vendit tonë të krijojë “institucionin e duhur” duke pajisur godinat ekzistuese ose ndërtesën e një godine të re të specializuar për strehimin e personave me masë mjekësore “mjekim i detyruar” për përmirësimin e kushteve të jetesës. Por edhe pse kanë kaluar afro 5 vjet nga ky vendim, shteti shqiptar nuk e ka krijuar ende një institucion të tillë, por ka transferuar shtetasit meshkuj me masë mjekësore pranë 2 godinave të IEVP Shënkoll.
Foto e marrë nga Albanian Center for Quality





