TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • DEKLARATË PËR SHTYP – NGJARJE E RËNDË NË BLLOKUN E DHOMAVE TË SIGURISË NË DREJTORINË VENDORE
05/05/2025
0
Tuesday, 25 March 2025 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp

DEKLARATË PËR SHTYP – NGJARJE E RËNDË NË BLLOKUN E DHOMAVE TË SIGURISË NË DREJTORINË VENDORE

Sipas medias të datës 13.03.2025 në Bllokun e Sigurisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është vetëvrarë shtetasi D.G. Nisur nga njoftimi i mësipërm, KShH në datën 17.03.2025 nëpërmjet një grupi vëzhguesish verifikuan në vend rrethanat e kësaj vetvrasjeje. Si rezultat i këtij monitorimi rezultoi se:

Shtetasi D.G ishte ndaluar për dyshime në kryerjen e veprës penale të vjedhjes. Qysh në këtë moment ai ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike të rënda (kokainë, heroinë). Për këtë arsye stafi i Bllokut të Sigurisë (në mungesë të mjekut të institucionit) e dërguan atë në urgjencën e QSUT dhe mbas vizitës, mjeku toksikolog lëshoi recetën në të cilën shënohej se shtetasi ishte në gjendjen e toksikomaninsë dhe referoi që ai të ndiqej nga mjeku i Bllokut të Sigurisë. Në recetë nuk shënohej medikamenti që ai duhet të merrte.

Shtetasi D.G mbasi u kthye në Bllokun e Sigurisë u vizitua nga mjeku i këtij institucioni. Në Librin e vizitave mjekësore shënohej “narkotik, i paregjistruar në Qendrën Aksion Plus”, por nuk shënohej nëse ndaj tij duhej të jepej ose jo mjekim. Po këtë ditë, mbasdite ora 15:30 mjeku i institucionit i ka dhënë shtetasit të ndaluar qetësues Xanax. Pas marrjes së medikamentit në orën 19:10, datë 11.03.2025, ai është ankuar për disa shqetësime se nuk ishte në gjendje të mirë, se kishte dhimbje dhe kërkonte ti jepej Metadon. Pas kësaj ankese, mjeku i ka rekomanduar punonjësit të sigurisë që ati ti jepej sërisht Xanax. I pyetur nga vëzhguesit, përse nuk i kishte dhënë Metadon, mjeku i Dhomave të Sigurisë ka sqaruar se në raportin e mjekut specialist toksikolog nuk shënohet preparati që duhej përdorur.

Në këto kushte dhe në bazë të pretendimeve të vazhdueshme, nënkomisari i Dhomave të Sigurisë, në Librin e dinamikës së veprimeve ditore kishte shkruar “gjatë kohës që është bërë instruksioni është lënë porosi të shikohet” (bëhej fjalë për shtetasin D.G). Në datën 13.03.2025, ora 01:20, gjatë patrullimit, punonjësi përgjegjës përmes zgarës së derës kishte vërejtur se D.G ishte varur në rrjetën e dritares dhe menjëherë njoftoi Nënkomisarin. Ky i fundit, kishte njoftuar menjëherë ambulancën dhe sallën operative. Pavarësisht ndihmës së parë që u dha, shtetasi nuk u rikthye në jetë.

Duke marrë parasysh ato që u thanë më lart, KShH vëren se:

Mjeku specialist toksikolog që konstatoi se shtetasi D.G ishte toksikoman do të duhej të caktonte mjekimin në përputhje me diagnozën e përcaktuar.

Mjeku i institucionit duke patur parasysh përmbajtjen e recetës së mjekut specialist dhe diagnozën e përcaktuar të shtetasit D.G duhej të konsultohej me mjekun specialist toksikolog për të përcaktuar medikamentin më të përshtatshëm që duhej përdorur në rastin konkret, në kushtet kur shtetasi ankohej vazhdimisht duke kërkuar preparatin e metadonit.

Në bazë të urdhërit nr. 1720, dt 20.11.2023 “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” parashikohet se i ndaluari ka të drejtë ti nënshtrohet vizitave dhe ekzaminimeve mjekësore të një mjeku/ndihmës mjeku të njësisë policore, mjekë të tjerë të specializuar apo të zgjedhur dhe shpërblyer nga i arrestuari/ndaluari. Në fakt, nga monitorimi i ushtruar, megjithë kërkesat e vazhdueshme për tu shtruar në spital dhe për të marrë metadon, nuk rezulton që ajo të jetë shqyrtuar ose të jenë marrë masa për qetësimin adekuat të gjendjes së tij.

Përsa i përket kujdesit që duhej treguar nga personeli mbikëqyrës nuk rezulton të jetë kontrolluar dhoma, ku D.G ndodhej çdo 3 apo 5 minuta sipas procedurës së brendshme operative të referuar nga punonjësit e policisë. KShH u informua se ngarkesa për kontrollin e 18 dhomave të këtij Blloku, nga një punonjës e bën respektimin e afatit tepër të vështirë. Nga kqyrja e kësaj dhome rezultoi se butoni i ziles nuk funksiononte për komunikimin me personelin.

KShH vlerëson si urgjente nevojën që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të krijojë grupe pune me specialistë përkatës për të verifikuar dhe vlerësuar kushtet e sigurisë infrastrukturore në ambientet e dhomave të sigurisë në të gjithë vendin, në kuadër të detyrimit pozitiv që ka shteti për të mbrojtur jetën e shtetasve të ndaluar/arrestuar dhe parandaluar akte të tilla.

Edhe pse jo raste identike, KShH vëren me shqetësim se problematikat që çojnë në vetëvrasjen apo humbjen e jetës në institucionet e mbyllura janë të përsëritura, ndaj sjellim në vëmendje rastin e vetëvarjes së shtetasit I.M në Komisariatin e Kavajës dhe shtetasit J.R, përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, gjendja shëndetësore e të cilit u përkeqësua tek sa qendronte në Bllokun e Sigurisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke rënë në gjendje kome, e gjatë qëndrimit në QSUT humbi jetën.

KShH vlerëson së fundmi se jeta e çdo njeriu është e shtrenjtë dhe ajo mbrohet në nenin 2 në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Lidhur me shtetasit e ndaluar/arrestuar në dhomat e sigurisë në Komisariatet e Policisë, vartës ndaj lëndëve narkotike KShH ri-përsërit rekomandimin e tij se është e domosdoshme të ketë protokolle të veçanta për trajtimin e tyre mjekësor, të hartuara në bashkërendim me mjekët specialistë toksikologë të QSUT-së.

  • Tweet

What you can read next

Gjendje e rëndë në paraburgimin e Vlorës
Një ngjarje tronditëse dhe e dhimbshme
Konkluzione për monitorimin e procesit gjyqësor administrativ për sigurimin e padisë për mbylljen e Kolegjit Mehmet Akif Ersoy

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit