TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklaratë për shtyp – Transparencë dhe llogaridhënie e munguar e zyrtarëve të nivelit të lartë mbi rastet e korrupsionit
22/12/2025
0
Friday, 26 April 2024 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

Deklaratë për shtyp – Transparencë dhe llogaridhënie e munguar e zyrtarëve të nivelit të lartë mbi rastet e korrupsionit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ditët e fundit, u njoh me Raportet Vjetore të dërguara pranë Kuvendit të Republikës nga Struktura e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurori i Përgjithshëm mbi situatën e kriminalitetit në vend. Pas mbylljes së procesit prej afro dy vitesh, KShH vlerëson tashme faktin se këto raporte,  janë të hapura për mendime dhe sugjerime nga publiku i gjerë dhe aktorët e shoqërisë civile, të publikuara në platformën e dedikuar të Kuvendit për konsultime:

https://konsultimi.parlament.al/

KSHH-së, veç të tjerave, i tërhoqi vëmendjen fakti se në të dy këto raporte, shprehet shqetësimi i numrit relativisht të paktë të kallëzimeve penale nga institucionet publike. Pavarësisht se organet e prokurorisë mund të fillojnë procedimin penal edhe me nismën e vet, burimi kryesor i kallëzimeve penale duhet të jenë institucionet publike dhe individët përfshi këtu dhe viktimat e krimit, veҫanërisht në raport me veprat penale në fushën e korrupsionit në sektorin publik. Sikurse nënvizohet në raportin e DASH për të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas, korrupsioni ekzistoi në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë, duke përfshirë prokurimet publike dhe partneritetet publike private.

Në këtë situatë, KShH vlerëson se është e nevojshme të ketë më tepër kallëzime, sepse objektivisht ka ende mjaft vepra penale të pazbuluara. Kjo ndodh sepse ka mungesë kontrolli dhe llogaridhënie brenda institucioneve publike, kompromentim reciprok dhe indiferentizëm. Pavarësisht se ka procedime penale, bëhen hetime, apo jepen dënime, llogaridhënia dhe përgjegjësia publike e zyrtarëve të nivelit të lartë që drejtojnë institucionet ku kryhen këto hetime është pothuajse e munguar.

Përgjegjësia penale është individuale. Megjithatë, në situata të tilla, publiku i gjerë dhe taksapaguesit shqiptarë, duhet të informohen me transparencë dhe përgjegjshmëri nëse ka patur kontrolle dhe analiza të brendshme përse për shembull në Drejtorinë, në juridiksionin e Institucioneve të pushtetit vendor apo qendror ndodhin aktet kriminale siç janë ato të vjedhjes, shpërdorimit të detyrës, korrupsionit e të tjerë.

KSHH e shikon të nevojshme të informojë edhe për rezultatet e një monitorimi të kryer në të kaluarën në Ministritë e linjës dhe 10 Bashki të vendit, për të vlerësuar zbatimin e ligjit të miratuar në vitin 2016 «Për sinjalizimet dhe mbrojtjen e sinjalizuesve». Cili është rezultati i këtij monitorimi? Mungesa e besimit të denoncuesve të korrupsionit (sinjalizuesve) tek mekanizmat e sinjalizimit dhe numri i papërfillshëm i sinjalizimeve në njësitë përgjegjëse që janë ngritur në këto institucione për të marrë e trajtuar sinjalizimet. Njësitë e ngritura në Bashki, në disa raste rezultuan me mungesa në përbërje apo të patrajnuar. Kjo gjendje e pakënaqshme është pasojë e indifirentizmit nga drejtuesit e Bashkisë dhe mungesës së kontrollit nga organet e ngarkuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjit të mësipërm.

KShH sugjeron që të shihet mundësia që SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm të krijojnë mekanizma të sigurt të kallëzimit penal elektronik/online nga nëpunësit publikë, pasi ulja në tërësi e numrit të kallëzimeve apo referimeve në sektorin publik është shqetësuese. Këto mekanizma mund të inkurajojnë edhe denoncimin anonim, nëse arrijnë të sigurohen të dhëna apo indicje të besueshme që mund të hetohen më tej nga prokuroria dhe që nuk e bëjnë të domosdoshme identifikimin e autorit të denoncimit. Në përfundim, KShH nënvizon rëndësinë prioritare që kanë masat parandaluese në luftën kundër korrupsionit, ndërgjegjësimi i qytetarëve, forcimi i kotrollit dhe llogaridhënies, inkurajimi i kallëzimeve penale dhe sinjalizimeve të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës apo abuzimet me tenderat dhe prokurimet janë të domosdoshme.

  • Tweet

What you can read next

DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8116, DT. 29.03.1996 “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Thirrje për subjekte / ekspertë për prodhimin e një videoje ndërgjegjësuese për të drejtat e punës të gazetarëve
Siguri për Qëniet Njerëzore dhe Kufinjtë – Lufta Kundër Trafikimit të Migrantëve në Ballkanin Perëndimor

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË – Gjykata e Lartë konfirmon praktikën gjyqësore të gjykatave më të ulëta për diskriminimin dhe dëmshpërblimin e shtetasve me masë mjekësore që nuk mbahen në spitale psikiatrike por në sistemin e burgjeve

    Tetë vjet më parë, në vitin 2018, Komiteti Shqi...
  • DEKLARATË E PËRBASHKËT – NË MBËSHTETJE TË PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE,TË FUNDIT TË MITIT TË PANDËSHKUESHMËRISË, PAVARËSISË SË DREJTËSISË, INTEGRITETIT TË INSTITUCIONEVE DHE HETIMIT OBJEKTIV TË ÇDO FUNKSIONARI PUBLIK TË PËRFSHIRË NË AKTE KORRUPTIVE

    Organizatat e shoqërisë civile po ndjekin me sh...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – TRANSPARENCË E MUNGUAR MBI PROCEDURËN E NDJEKUR PËR RRETHIMIN E GODINËS SË FOCUS MEDIA NEWS

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në përmbus...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit