TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DREJTORIA E SIGURIMIT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR I HAP RRUGË TRANSPARENCËS PËR TË DHËNAT E KËRKUARA PËR FIGURËN E SUBJEKTEVE NË KUADËR TË VETTINGUT
21/05/2025
0
Friday, 20 July 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
DREJTORIA E SIGURIMIT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR I HAP RRUGË TRANSPARENCËS PËR TË DHËNAT E KËRKUARA PËR FIGURËN E SUBJEKTEVE NË KUADËR TË VETTINGUT

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar dhe vazhdon të monitorojë zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë procesin e vettingut. Në këtë drejtim, KShH i ka kushtuar rëndësi të veçantë transparencës dhe zbatimit të së drejtës së informimit.

Në datën 5 Shkurt 2018, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me kërkesë të KShH-së, ka dhënë vendim për tre organet ndihmëse të vettingut, ku dy prej tyre, përkatësisht për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) urdhërohen të vendosin në dispozicionin e KShH-së informacionin e kërkuar statistikor. DSIK ka ankimuar në Gjykatën Administrative te Shkallës së Parë Tiranë, vendimin e Komisionerit, ku KShH ka ndërhyrë si Person i Tretë në këtë proces. Në dt. 18.06.2018, Gjykata ka vendosur rrëzimin e Kërkesë-padisë së DSIK duke e lënë në fuqi vendimin e Komisionerit.

KShH përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës si dhe nismën e DSIK për të zbatuar këtë vendim. Pavarësisht vonesës në zbatimin e këtij vendimi, informacioni i vendosur së fundmi në dispozicion nga DSIK ka aktualitet dhe rrjedhimisht interes për publikun. Me shkresë zyrtare, DSIK informon se ka dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total. Kontaktet e papërshtatshme të evidentuara për këto 200 subjekte janë në lidhje me shkaqe të tilla si për krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit. Asnjë subjekt i konstatuar me kontakte të papërshtatshme nuk është vlerësuar si i përshtatshëm nga ana e DSIK për vazhdimin e detyrës.

KShH dëshiron të saktësojë se të dhënat e ofruara nga organet ndihmëse, duke përfshirë ato të DSIK-së nuk janë të detyrueshme për institucionet e rivlerësimit . Këto të fundit, në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues, kryejnë një proces të mirëfilltë kontrolli dhe vlerësimi dhe nuk bazohen dhe as janë të detyruara nga përfundimet e paraqitura atyre nga organet e tjera ndihmëse. Në të gjitha rastet, autoriteti vendimmarrës mbetet tek institucionet e rivlerësimit të krijuara për këtë qëllim në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, si organe gjyqësore të pavarura dhe të paanshme, të cilat gëzojnë të drejtën për të kryer hetime të mëtejshme në kuadër të vendimmarrjes përfundimtare (referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 2/2017 dhe nr. 78/2017).

Në përfundim, KShH e shikon të nevojshme të theksojë se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në kuadër të vettingut, në radhë të parë ka interes publik, i shërben transparencës dhe kontribuon në rritjen e besimit të publikut.
Kjo nismë është ndërmarrë me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të nismës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”.

  • Tweet

What you can read next

Njoftim për shtyp
Ndikimi i pandemisë Covid-19 në të drejtat dhe liritë themelore të Shtetasve Shqiptarë
Fletëpalosje për bashkëpunimin e qytetarëve me organet e Vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit