Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm përmes edukimit”, i cili mbështetet nga Hedayah (International Centre of Excellence for Countering Violent Extremism) me financimin e Bashkimit Evropian, shpall thirrjen për ekspert trajnues të cilët do të hartojnë dhe modulet e trajnimeve, që KShH do të realizojë.
Kjo nisëm ka synim të inkurajojë edukimin e të rinjve me vlera themelore të shoqërisë dhe demokracisë, siç janë toleranca, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi përmes mjeteve që ofron letërsia dhe librat. Në formën e një projekti pilot, kjo nismë synon të kontribuojë parandalimin e radikalizimit që çon në ekstremizëm të dhunshëm, në 2 shkolla në 12 qarqe në Shqipëri (Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Dibër, Berat, Korcë dhe Gjirokastër).
Ndër të tjera, nëpërmjet kësaj nisme do të trajnohen mësues, psikologë të shkollave dhe oficerë sigurie, në përputhje me temën sipas modulit si më poshtë vijon:
Moduli 2: do të jetë më specifik rreth ekstremizmit të dhunshëm, rinisë, si dhe raporti me sistemin edukues, psikologun, oficerin e sigurisë dhe do të përfshijë temat e mëposhtme:
- Të rinjtë si një grup vulnerabël ndaj radikalizmit
- Roli i edukimit në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm
- Si të forcojmë bashkëpunimin mes mësuesve dhe psikologëve të shkollave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
Pas hartimit të modulit, eksperti do të jetë përgjegjës për trajnimin 3 ditor të mësuesve dhe 2 ditor të psikologëve të shkollave dhe oficerëce të sigurisë. Moduli në fjalë, do të përfshijnë gjithashtu: ushtrime për punë në grup, si dhe ushtrime të ndryshme simuluese për zhvillimin e aftësive praktive për mësuesit, psikologët dhe oficerët e sigurisë.
Gjatë trajnimit të mësuesve, veçanërisht gjatë punës në grup do të nxitet propozimi i ideve nga mësuesit se si të përdorin dhe zbatojnë aktivitete edukuese të bazuara në vlera, nga ku 6 idetë më të mira do të përzgjidhen për tu mbështetur nga projekti.
Eksperti i angazhuar do të jetë gjithashtu përgjegjës për prezantimin e moduleve gjatë trajnimit, hartimin e pyetësorëve “pre/post training”, analizën e tyre në formatin e një raporti sa i takon trajnimit, ku do të the dhe rezultateve të tij.
Eksperti i angazhuar do të konsultohen jo vetëm me literaturën bashkëkohore, por dhe me institucionet përgjegjëse, duke realizuar kryerjen e takimeve me përfaqësues të institucioneve përkatëse, si Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Koordinatori Kombëtar kundër Esktremizmit të Dhunshëm, si dhe reflektimin e komenteve dhe sugjerimeve të tyre në versionin final të moduleve. Pas finalizimit, Eksperti duhet ta paraqesë materialin dhe në format të përmbledhur PPT.
Angazhimi i ekspertëve do të jetë disa ditë gjatë një periudhe 2-3 mujore, në varësi të përmbushjes së detyrave të mësipërme dhe do të përmbyllet me përfundimin e trajnimeve të mësuesve dhe psikologëve.
KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale si vijon:
Aftësitë individuale
- Të jenë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm
- Të kenë aftësi analitike dhe mendim kritik
- Të jenë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura
- Të kenë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.
Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Të kenë përfunduar studimet e larta master ose doktoraturë (preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet në shkencat e edukimit, letërsisë, gazetarisë, shkencat politike dhe sociale)
- Të kenë njohuri shumë të mira rreth temës së radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimit të këtij fenomeni.
- Të kenë përvojë të mëparshme profesionale në çështjet që lidhen me mësimdhënien në arsimin e mesëm dhe metodologjitë bashkëkohore të të nxënit
- Të jenë angazhuar si ekspert, konsulent ose të ketë marrë pjesë në seminare dhe trajnime lidhur me çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
- Preferohen aplikantë që kanë përvojë si trajnues dhe në hartimin e moduleve të ngjashme trajnuese
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të vërtetuara me çertifikatën përkatëse të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaj ose subjekte te liçensuara.
Të interesuarit të aplikojnë deri në datën 5 mars 2020, duke dërguar (në gjuhën angleze) një propozim për metodologjinë dhe një ofertë financiare, brenda shumës maksimale 875EUR (përfshirë përgatitjen e modulit dhe 4,5 ditët e trajnimit), së bashku me letrën e motivimit, CV dhe një listë të punëv të ngjashme të hartuar prej tyre. Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së: office@ahc.org.al.