Në sajë të veprimtarive me natyrë ndërgjegjësuese, reaguese, monitoruese, ndërhyrjeve në rrugë institucionale, etj, KShH synon t’u vijë në ndihmë grupeve në nevojë që janë ose mund të jenë viktimë e shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut.
KShH ka një përvojë të gjatë në realizimin e një sërë veprimtarish për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të grupeve në nevojë, veçanërisht atyre të diskriminuara, si, personat e privuar nga liria në ambientet e policisë dhe në sistemin e burgjeve, Minoritetet, personat me orientim të ndryshëm seksual (LGBTI), gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, azilkërkuesit dhe emigrantët e parregullt, etj.