06.06.2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi me datë 6 qershor, me studentë të Universiteti Europian të Tiranës, forumin “Ekstremizmi i dhunshëm, sfida madhore e kohës sonë”. Në këtë forum morën pjesë studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia me të cilët u diskutuan tema lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri. U diskutua gjerësisht për gjuhën e urrejtjes, lirinë e shprehjes, raste nga praktika e GJENDJ për konfliktin mes këtyre dy koncepteve, ekstremizmin e dhunshëm të shfaqur nga ISIS, ndërgjegjësimin ndër-rajonal për fenomenin, përdorimin e praktikave më të mira, menyrat se si njërëzit bëhen pjese e strukturave të tilla, si mund te ndergjegjesohen te rinjtë nëpërmjet arsimit, si perdoren rrjetet sociale për të shpërndarë video dhe se si janë hequr nga interneti me dhjetra video propaganduese të hedhura në YouTube pak vite më parë nga imamët që tashmë janë të dënuar për vepra penale të kategorizuara si akte terroriste.

Ky forum u organizua në kuadër të projektit “Shqoëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, financuar nga Bashkimi Europian.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit