Forume të hapura me organizatat e shoqërisë civile
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në datën 18 Janar 2018 organizoi në Korçë forumin e hapur me organizatat e shoqërisë civile. Në këtë forum u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, organeve vendore dhe institucioneve të sigurisë publike. Synimi i këtyre aktiviteteve ishte edukimi dhe sensibilizimi kundër çdo shfaqje të gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm.
Gjatë forumit me organizatat e shoqërisë civile morën pjesëm rreth 53 përfaqësues të shoqërisë civile, të fushës akademike dhe të organeve vendore. Në këto forume gjatë shkëmbimit të mendimeve, pjesëmarrësit ofruan sugjerime konkrete për një koordinim më të mirë dhe bashkëpunim më të ngushtë në drejtim të parandalimit të fenomenit të mësipërm që bie ndesh me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” financuar nga Bashkimi Evropian