Forume të hapura me organizatat e shoqërisë civile dhe nxënës të shkollave të mesme


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me qendrën e informimit të BE-së në Shkodër dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale në Lezhë dhe Shkodër, në datat 5 dhe 6 Tetor 2017, organizoi tre forume të hapura. Në këto forume u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, organeve vendore dhe institucioneve të sigurisë publike. Synimi i këtyre aktiviteteve ishte edukimi dhe sensibilizimi kundër çdo shfaqje të gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm

Rreth 25 përfaqësues të shoqërisë civile, të fushës akademike dhe të organeve vendore, gjatë shkëmbimit të mendimeve, ofruan sugjerime konkrete për një koordinim më të mirë dhe bashkëpunim më të ngushtë në drejtim të parandalimit të fenomenit të mësipërm që bie ndesh me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” financuar nga Bashkimi Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit