18.01.2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në datën 18 Janar 2018 organizoi në Korçë forumin e hapur me studentë të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Në këtë forum morën pjesë 46 pjesëmarrës, pedagogë dhe studentë të degëve të ndryshme. Gjatë forumit u trajtuan tema të tilla si: kuadri ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm, faktorët nxitës të ekstremizmit të dhunshëm, roli i rëndësishëm i organizatave të shoqërisë civile si dhe i të gjithë aktorëve të shoqërisë në parandalimin e fenomenit të mësipërm që bie ndesh me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

 Në këto forume gjatë shkëmbimit të mendimeve, pjesëmarrësit ofruan sugjerime konkrete për një koordinim më të mirë dhe bashkëpunim më të ngushtë në drejtim të parandalimit të fenomenit të mësipërm që bie ndesh me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” financuar nga Bashkimi Evropian

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit