TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT DETYRON INSTITUCIONET NË NIVEL VENDOR DHE EPROR PËR TË FURNIZUAR ME UJË TË PIJSHËM BANORËT E FSHATIT VISOKË (BASHKIA MALLAKASTËR)
12/06/2025
0
Monday, 10 April 2023 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT DETYRON INSTITUCIONET NË NIVEL VENDOR DHE EPROR PËR TË FURNIZUAR ME UJË TË PIJSHËM BANORËT E FSHATIT VISOKË (BASHKIA MALLAKASTËR)

RAST SUKSESI

GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT DETYRON INSTITUCIONET NË NIVEL VENDOR DHE EPROR PËR TË FURNIZUAR ME UJË TË PIJSHËM BANORËT E FSHATIT VISOKË (BASHKIA MALLAKASTËR)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në vitin 2017 u njoh me ankesën e disa banorëve të fshatit Visokë, të cilët pretendonin se nuk furnizoheshin me ujë të pijshëm. Po në muajin Shkurt të të njëjtit vit, një ekip monitoruesish i KShH-së verifikoi situatën në terren. Në atë kohë, fshati Visokë (njësia administrative Qendër), pranë Bashkisë Mallakastër kishte rreth 300 familje dhe nuk kishte pasur asnjëherë ujësjellës. Para viteve 90’ ishin ndërtuar disa depozita uji dhe tubacione të ujësjellësit, por ndërtimi nuk përfundoi, për rrjedhojë, nuk u sigurua uji i pijshëm. Situata rëndohej më tepër pasi fshati Visokë ndodhet në zonë naftëmbajtëse. Në zonë është vërejtur prani e puseve të shfrytëzimit të naftës si dhe erë e rëndë gazi.

Banorët e fshatit e siguronin ujin e pijshëm përmes shpimit me sondë në oborrin e shtëpive, tubacioneve plastike të ndërtuara prej tyre, të gjata 2-3 km, nga fshatrat e tjerë pranë Visokës si Belishova, Gjinoqarë ose duke mbushur enët me ujë në zonat përreth dhe duke i transportuar me makinë ose kafshë deri në shtëpitë e tyre. Puset dhe tubacionet plastike gjendeshin në pjesë të ndryshme të fshatit në kushte të mungesës së plotë të higjenës dhe të sigurisë sa i takon pastërtisë.

KShH nëpërmjet avokatëve të Klinikës së Ligjit, ofroi ndihmë juridike falas për ndjekjen e kësaj çështjeje. Fillimisht u dërgua një kërkesë administrative për Bashkinë Mallakastër, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Nga këto institucione u kërkua marrja e masave për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve, në përputhje me ligjet në fuqi.

Pasi kaloi afati ligjor, institucionet përgjegjëse nuk kthyen përgjigje. Ky mosveprim shërbeu për t’ju drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë nëpërmjet një kërkesë-padie, duke përfaqësuar 4 banorë. Në vitin 2018, gjykata pranoi pjesërisht kërkesë-padinë, duke vendosur ndër të tjera detyrimin e institucioneve publike të dëmshpërblejnë banorët e fshatit Visokë, si pasojë e shkaktimit të dëmit në shëndetin e tyre. Nëpërmjet kësaj vendimmarrje, Gjykata nuk i detyroi institucionet përgjegjëse për ofrimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Avokatët e KShH-së e ankimuan këtë vendim. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, pasi shqyrtoi çështjen, mori vendim për të detyruar Bashkinë Mallakastër, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, për të kryer veprimin administrativ, të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Visokë, si dhe dëmshpërblimin e 4 banorëve të përfaqësuar me një vlerë të caktuar monetare.

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE PËR VULLNETARË PËR VËZHGIMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2021
Mbi rrezikun e korporatizmit në drejtësi
Vetingu – Përvoja Ndërkombëtare

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit