25.06.2018

A e dini se Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve po hartojnë një protokoll për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje?

Punonjësit më të përzgjedhur të sistemit shqiptar të burgjeve me asistencën e ekspertit ndërkombëtar të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm z. Jacques Burger po punojnë, sot dhe nesër, për të hartuar një udhëzues administativ kundër ekstremizmit të dhunshëm, i cili pasi të marrë miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve do të bëjë të mundur unifikimin e praktikës së mënyrës së ndjekjes së rasteve të të dënuarve ekstremistë ose me potencial për tu kthyer në ekstremistë në burgje.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit 'Shoqëria Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm', financuar nga European Union in Albania

 

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit