TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • I hapet rrugë procesit të zhbllokimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas legjislacionit të ri të reformës në drejtësi
13/05/2025
0
Wednesday, 16 October 2019 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
I hapet rrugë procesit të zhbllokimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas legjislacionit të ri të reformës në drejtësi

Anëtari i ri i emëruar në këtë Gjykatë ka kaluar vetëm një shkallë të procesit të vettingut dhe procesi vijon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Sot në dt.16 Tetor 2019, në faqen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë është publikuar dekreti i parë që i hap rrugë emërimit të parë në Gjykatën Kushtetuese, sipas legjislacionit të ri të reformës në drejtësi.

Gjykata Kushtetuese ka qenë e bllokuar për më shumë se një viti e gjysëm për shkak të vakancave që u krijuan në këtë gjykatë kryesisht nga shkarkimet si rezultat i procesit të vettingut, por gjithashtu edhe nga dorëheqjet e disa anëtarëve.

Sipas nenit 125, pika 1 të Kushtetutës “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit”.

Me dekretin nr.11313, dt.15.10.2019 (i publikuar në këtë link http://president.al/presidenti-meta-dekreton-emerimin-e-zotit-besnik-muci-gjyqtar-te-gjykates-kushtetuese/), Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka emëruar z. Besnik Muçi për një nga pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur më shumë se një vit e gjysëm më parë nga Presidenti, me dekretin e dt.7 Shkurt 2018.

Lidhur me këtë vakancë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka marrë në dorëzim 22 kandidaturat që kanë shprehur interesin për të kandiduar për pozicionin vakant të shpallur nga Presidenti, në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë më pas verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore dhe dokumentacionit të tyre, ka administruar gjithashtu kërkesat për dorëheqjen e 4 prej kandidatëve dhe në përfundim ka bërë vlerësimin dhe pikëzimin e vetëm 4 (katër) kandidatëve që i plotësonin këto kushte.

Lidhur me këtë pozicion, me Vendimin nr. 128, datë 21.09.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar “Listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, me këtë renditje;

  1. Arta Vorpsi 89.642 pikë
  2. Elsa Toska 85.428 pikë
  3. Besnik Muçi 81.928 pikë

Edhe pse i renditur në vend të tretë, për sa i takon pikëzimit, Presidenti i Republikës, konform ligjit nr.115/2016 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës, ka emëruar anëtar të Gj.Kushtetuese, kandidatin e renditur të tretin në listë, z. Besnik Muçi. Ndër arsyet kryesore që Presidenti i RSH ka renditur në dekretin e tij për emërimin e z. Besnik Muçi në këtë detyrë janë si vijon:

  1. Zoti Besnik Muçi në karrierën e tij si Prokuror ka përvojë të konsoliduar në hetimin e krimit të organizuar dhe organizatave krimimale, fakt ky që përbën një vlerë të shtuar për trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e cila në praktikën e saj përballet me shqyrtimin e çështjeve të nivelit kushtetues që lidhen me fushën e drejtësisë penale.
  2. Për shkak të karrierës së tij si Prokuror, zoti Muçi ka përfituar një përvojë të vlerësueshme në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja gjyqësore.
  3. Zoti Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
  4. Një arsye me rëndësi të veçantë në përzgjedhjen e kësaj kandidature është respektimi i frymës dhe përcaktimeve të nenit 7/a, pika 4 dhe nenit 7/b, pika 3 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ku përcaktohet se: “Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore”. Në kushtet kur zoti Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat (Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullore, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore dhe objektive për përzgjedhjen e kësaj kandidature duke plotësuar njëkohësisht dhe kërkesat dhe frymën që dikton ligji nr.8577/2000.

Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin dhe rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, Presidenti i Republikës ka vendosur që të shprehet pa vonesë për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që kjo vendimmarrje të pasohet me një vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale e aftë për të marrë vendime dhe për t’u dhënë zgjidhje kushtetuese një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend.

Pavarësisht nga arsyet dhe motivet që kanë shtyrë Presidentin e RSH të zgjedhë kandidaturën e z. Muçi, ndërkohë vlen të evidentohet se z. Muçi është subjekt i procesit të vettingut, ose siç njihet ndryshe rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky subjekt vijon të përballet akoma me procesin e vettingut, pasi rezulton se është konfirmuar në detyrë vetëm në një shkallë, me vendimin nr.58, dt.01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendim i cili është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit nga Komisioneri publik. Shkaqet e ankimit lidhen me kriterin e pasurisë dhe të provuarit e burimeve të ligjshme mbi të cilat janë krijuar këto pasuri të subjektit dhe personave të lidhur me të. Procesi në Kolegj, si instance e dytë dhe e fundit e procesit të vettingut nuk ka përfunduar ende me një vendim të formës së prerë, ndërkohë që për çështjen janë zhvilluar deri më tani 5 seanca dëgjimore.

  • Tweet

What you can read next

Në ndihmë të njohjes së Kodit të Procedurës Penale – Kohëzgjatja e paraburgimit
KËRKESË PËR OFERTË – PËR NJË SUBJEKT TREGTAR/EKSPERT PËRGJEGJËS PËR MONITORIMIN DHE VLERËSIMIN E PROJEKTIT
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT LIGJOR PËR ANALIZIMIN E KUADRIT LIGJOR VENDAS MBI RADIKALIZMIN DHE EKSTREMIZMIN E DHUNSHËM

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit