Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton nismën “Siguria për Qeniet Njerëzore dhe Kufijtë – Luftimi i Kontrabandës së Migrantëve në Ballkanin Perëndimor„, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian dhe zbatuar në bashkëpunim me organizatat formuese të BRMC dhe DRC.
Kjo nisëm synon të kontribuojë në procesin e përafrimit me BE përmes rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet zhvillimit të një përgjigjeje të unifikuar rajonale për të luftuar kontrabandën e migrantëve. Në kuadër të këtij synimi, një ndër aktivitetet thelbësore të nismës përfshin realizimin e një Trajnimi Kombëtar mbi kontrabandimin e migrantëve.
Në kuadër të këtij aktiviteti, KShH shpall thirrjen për subjekt tregtar/kompani që ofron printimin dhe lidhjen e materialeve të përgatitura për t’u përdorur në këtë aktivitet.
Materialet kanë një numër total prej 144 faqesh dhe do të printohen në 30 kopje.
- Info Cards (4 faqe)
- Task Surveillance (2 faqe)
- Information 1 (3 faqe)
- Information 2 (2 faqe)
- Role Play (14 faqe)
- Witness Statements (3 faqe)
- Map (1 faqe)
- Overall Scenario (13 faqe)
- Powerpoint – Siguria e njerezve dhe kufijve (102 slides)
Printimi duhet të realizohet sipas specifikimeve të mëposhtme:
- Formati A4
- Letër 120 gr
- Në një apo dy anë në varësi të materialit të përcjellë elektronikisht
Në ofertën financiare, ju lutemi të përcillini çmimin për printim bardh e zi dhe një për printim me ngjyra.
KShH inkurajon aplikimet nga subjekte/kompani të interesuara për t’u angazhuar në këtë proces dhe që plotësojnë këto kriteret e përcaktuara në këtë thirrje.
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e email-it të KShH-së office@ahc.org.al deri më datën 7 Prill 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertë financiare për printim me ngjyra në Euro të firmosur dhe vulosur, së bashku me lidhjen e materialeve të printuara (TVSh e përfshirë)
- Ofertë financiare për printim bardh e zi në Euro të firmosur dhe vulosur, së bashku me lidhjen e materialeve të printuara (TVSh e përfshirë)
- Çertifikatë regjistrimi
- Koha e lëvrimit të produktit sipas kërkesave të sipërcituara.
- Nëqoftëse ofertuesi nuk është subjekt i TVSh, ju lutem ta deklaroni këtë fakt në ofertën e përcjellë
Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e email-it të KShH-së office@ahc.org.al
Vetëm subjekti i përzgjedhur do të njoftohet!