Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Shqipëri, si pjesë e Iniciativës “Drive for Demoracy”/”Të vendosur për Demokracinë”, po zbaton projektin “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga SIDA. Objektivi i këtij projekti është fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile në rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe kontributin në zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, duke ushtruar një presion pozitiv ndaj autoriteteve publike.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën për ofertë për subjekt/kompani që kanë aktivitet në ofrimin e pajisjeve elektronike. Kërkesa ka si objekt realizimin e blerjes së një pajisjeje laptop për zyrën e KShH-së, me parametrat teknike të mëposhtme:
Kriteret teknike që pajisja laptop duhet të plotësojë janë si më poshtë:
- CPU: Intel coreI5 ose CI7 Gjenerata 10 (gen10)
- Memorja: Min 8GB Ram DDR4 + 256GB ose 512GB SSD
- Video Card 2GB/4GB, Wifi bluetooth, kamera
- Definicioni: 13″-17″ FHD Display (Touch Display nëse disponon)
- Rezolucioni [pixel]: 1920 x 1080
- Portat: USB / HDMI
- Garancia: 2 vite
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 5 Maj 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Llojin dhe kriteret teknike kryesore (të përmbledhura në gjuhën shqip) të pajisjes ose listës së pajisjeve që përmbushin këto kritere që subjekti ofron (broshurë/manual i pajisjes përkatëse)
- Garancia që përfshihet
- Ofertën financiare në lekë (TVSH e përfshirë)
- Çertifikatën e regjistrimit (nqs ofertuesi është kompani/subjekt tregtar)
- Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur
- Afatin e vlefshmërisë së ofertës (mbajtjes në dispozicion të artikullit nga momenti i dërgimit të kërkesës për ofertë)
- Koha e vënies në dispozicion të artikullit