Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton iniciativën e mbështetur financiarisht nga Sigrid Rausing Trust Foundation, i cili konsiston në mbështetjen institucionale të një prej programeve të rëndësishme të funksionimit të organizatës.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën publike për ofertë për subjekt/kompani që kanë aktivitet në ofrimin e pajisjeve elektronike. Kërkesa ka si objekt realizimin e blerjes së pesë pajisjeve elektronike, të llojit 2 kompjuterë (përfshirë monitorët) dhe 3 laptopë, me parametrat teknike të mëposhtme, si dhe të 1 (një) projektori.
Kriteret teknike që pajisjet kompjuterë (përfshirë njësia + monitor + mouse + tastierë) duhet të kenë:
Pajisja 1:
- CPU: Intel corei5 ose Corei7 Gjenerata 10
- Memory: Min 8GB DDR4
- Storage: SSD ose M2 Min 256GB
Pajisja 2:
- CPU: Intel corei5 ose Corei7 Gjenerata 10
- Memory: Min 8GB RAM
- SSD: 512GB
- Monitor me rezolucion: 1920×1200
Kriteret teknike që pajisjet laptopë duhet të kenë:
Pajisja 1:
- Procesori: Intel core – i5 (GEN 10)
- RAM: 8GB
- SSD: 256 GB
- Madhësia e ekranit: 15.6”
- Rezolucioni: 1920 x 1080
- WiFi/Bluetooth/ USB-HDMI
- Karta grafike: Intel UHD Graphics
- Mikrofon dhe webcamera të integruara
Pajisja 2:
- CPU: 11th Gen Intel Core i5/Core i7
- GPU: Intel Iris Xe
- RAM: 8GB/16GB
- Kartë grafike: Intel Iris Xe Graphics
- Lloji i ekranit: AMOLED, touch(me prekje)
- Rezolucioni i ekranit: 3000 x 2000 (+ QSXGA)
- Memoria: 16GB
- Mikrofon dhe webcamera të integruara
- WiFi/Bluetooth/ USB-HDMI
Pajisja 3:
- CPU: Intel coreI5 ose CI7 Gjenerata 10 (gen10)
- Memorja: Min 8GB Ram DDR4 + 256GB ose 512GB SSD
- Video Card 2GB/4GB, Wifi bluetooth, kamera
- Definicioni: 13″-17″ FHD Display
- Rezolucioni [pixel]: 1920 x 1080
- Portat: USB / HDMI
Kriteret teknike që pajisja projektor duhet të ketë:
- Rezolucioni: 1920 x 1080
- Madhësia e ekranit: 50-200 inch
- Jetëgjatësia e llampës: 40000 – 60000 orë
- Hyrjet: HDMIx2/USBx2/VGA
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al ose postare, deri në datën 8 Dhjetor 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Llojin dhe kriteret teknike kryesore (të përmbledhura në gjuhën shqip) të pajisjes që do të ofrojë (broshurë/manual i pajisjes përkatëse)
- Garancia që përfshihet
- Ofertën financiare në Euro (TVSH e përfshirë) – në rast se subjekti është i përjashtuar nga TVSH duhet ta deklarojë këtë status në ofertën e tij financiare
- Çertifikatën e regjistrimit (nqs ofertuesi është kompani/subjekt tregtar)
- Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur
- Afatin e vlefshmërisë së ofertës (mbajtjes në dispozicion të artikullit nga momenti i dërgimit të kërkesës për ofertë)
- Koha e lëvrimit të artikullit