TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT EKONOMIST/FINANCIER PËR OFRIMIN E KONTRIBUTIT TEKNIKOFINANCIAR NË PËRLLOGARITJEN E MINIMUMIT JETIK NË SHQIPËRI
13/05/2025
0
Monday, 09 May 2022 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT EKONOMIST/FINANCIER PËR OFRIMIN E KONTRIBUTIT TEKNIKOFINANCIAR NË PËRLLOGARITJEN E MINIMUMIT JETIK NË SHQIPËRI

Në kuadër të zbatimit të projektit “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Edukimit Qytetar (PACEP)”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) hap thirrjen për angazhimin e një eksperti ekonomist/financier për ofrimin e kontributit tekniko-financiar në përllogaritjen e minimumit jetik në Shqipëri.

Eksperti i angazhuar, bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i KShH, do të përmbushë shërbimet e mëposhtme:

  1. Të ofrojë kontribut tekniko-financiar në përllogaritjen e minimumit jetik në Shqipëri si pjesë e nismës ligjvënëse dhe relacionit shpjegues të hartuar nga ekspertja ligjore, pjesë e grupit të punës, mbi bazën e idesë së elaboruar nga përfaqësuesit e organizatës së shoqërisë civile “Organizata Politike”. Gjithashtu, i porosituri do të angazhohet në përllogaritjen e kostos respektive që i nevojitet të akordohet në buxhetin e shtetit, zbatimit të projektligjit mbi minimumin jetik dhe impaktin që kostot financiare kanë, si pjesë përbërëse e relacionit shpjegues shoqërues të amendimeve
  2. Eksperti ekonomist do të angazhohet në pjesëmarrjen proaktive, gjatë dëgjesës publike që Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) do të realizojë me përfaqësues të organizatës së shoqërisë civile, me qëllim konsultimin e draftit të parë të projektligjit të hartuar dhe relacionit shpjegues shoqërues. Në rast se nga dëgjesa publike konsultuese e realizuar, ndaj ekspertes ligjore dhe ekspertit ekonomist (pjesë e grupit të punës) nga ana e përfaqësuesve të organizatës së shoqërisë civile inicuese të idesë adresohen komente apo sugjerime, ekipi i ekspertëve ndër të cilët përfshihet edhe eksperti ekonomist ofrues i shërbimit, angazhohen në reflektimin e komenteve/sugjerimeve të grupit të interesit, ose sugjerime të adresuara nga ana e stafit zbatues të projektit pranë KShH-së. Realizimi i kësaj dëgjese publike do të mundësohet në një datë dhe orar të përcaktuar nga ana e KShH-së, në mënyrë fleksibël me ekipin e ekspertëve të angazhuar, si dhe me përfaqësuesit e grupit të
  3. Me synim ofrimin e ekspertizës tekniko-ekonomike/financiare të kërkuar, eksperti i angazhuar duhet të identifikojë metodologjinë financiare mbi bazën e së cilës do të mbështesë përllogaritjen financiare të minimumit jetik në Shqipëri, dhe në përputhje me

 

këtë metodologji të analizojë ekspertizën e tij ekonomike, si pjesë e seksionit/eve të relacionit shoqërues të projektligjit dhe indikatorëve konkretë të pasqyruar në projektligjin/dispozitat amenduese të propozuara. Në analizën e tij ekonomike, eksperti i angazhuar do të mbështetet në studimin e praktikave vendase dhe atyre ndërkombëtare, ndërkohë që në përputhje me nevojat e identifikuara për ndryshim legjislativ në legjislacionin ekzistues, do të angazhohet edhe në përllogaritjen e impaktit financiar që nisma ligjvënëse e propozuar mund të ketë në buxhetin e shtetit. Brenda 5 ditëve nga momenti i nënshkrimit të kësaj kontrate shërbimi, eksperti i angazhuar, në bashkëpunim me eksperten ligjore, do të paraqesin në mënyrë elektronike, mënyrën e identifikuar nga ana e tyre për hartimin e nismës ligjvënëse, si dhe argumentimin mbështetës mbi mënyrën e përzgjedhur (pra nqs kemi të bëjmë me një projektligj të ri të hartuar apo amendime/ndryshime ligjore të propozuara si shtesa apo përditësime në ligje konkrete ekzistuese).

  1. Gjatë fazës së lidhjes së kësaj kontrate shërbimi, i porosituri do të angazhohet në studimin e pretendimeve të përcjella nga ana e përfaqësuesve të organizatës së shoqërisë civile, propozues të idesë “Organizata Politike”. I porosituri, në bashkëpunim me eksperten ligjore do të angazhohen në hartimin e nismës ligjvënëse, e cila në një moment të dytë mund të adresohet nga vetë grupi i interesit në formën e një nisme ligjvënëse qytetare (me nënshkrimin e 20.000 zgjedhësve) ose në formën e një nisme ligjvënëse të suportuar nga ana e një
  2. Eksperti ekonomist i angazhuar do të ofrojë suportin e tij në adresë të stafit zbatues të projektit, gjatë fazës së hartimit të kërkesave për informacion (n.q.s do të lindë e nevojshme), me qëllim marrjen e informacionit nga ana e institucioneve/autoriteteve përgjegjëse.
  3. Në rast se do të kërkohet nga ana e kërkuesit të shërbimit (KShH-së), eksperti ekonomist do të angazhohet kundrejt kostos respektive shtesë, për pjesëmarrjen proaktive në seancën dëgjimore të realizuar nga ana e Komisioneve Parlamentare përgjegjëse pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim referimin e argumentimeve dhe propozimeve ligjore, në mbrojtje të idesë dhe interesave të ligjshme të propozuara nga ana e përfaqësuesve të organizatës së shoqërisë civile “Organizata Politike”.

 

KShH inkurajon aplikimet nga persona, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Aftësitë për aplikant individ

  1. Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
  3. Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
  4. Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
  5. Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.

Edukimi dhe aftësitë profesionale

  1. Shkathtësi të shkëlqyera analitike, ndërpersonale dhe komunikuese;
  2. Të ketë përfunduar studimet në Ekonomi, Financë etj;
  3. Të ketë përvojë profesionale prej të paktën 10 vitesh në fushën e ekonomisë;
  4. Prioritet do të kenë kandidatët, të cilët reflektojnë në CV e tyre, eksperienca të mëparshme në ofrimin e kontributeve tekniko-financiare në procesin ligjvënës dhe atë legjislativ në vendin tonë.

KShH inkurajon individët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e- mailit të KShH-së office@ahc.org.al deri në datën 13.05.2022 dokumentacionin e mëposhtëm (në mënyrë kumulative):

  1. CV (Curriculum Vitae);
  2. Ofertë finaciare të shprehur në Dollarë, në ditë

 

Me konsideratë,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • Tweet

What you can read next

PREZANTOHEN GJETJET DHE REKOMANDIMET KRYESORE MBI RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT GJATË KRYESIMIT TË OSBE NGA SHQIPËRIA
THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)
EVENT PREZANTUES I GJETJEVE KRYESORE TË MONITORIMIT TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR DHE KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit