TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT LIGJOR PËR ANALIZIMIN E KUADRIT LIGJOR VENDAS MBI RADIKALIZMIN DHE EKSTREMIZMIN E DHUNSHËM
30/06/2025
0
Tuesday, 23 May 2023 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT LIGJOR PËR ANALIZIMIN E KUADRIT LIGJOR VENDAS MBI RADIKALIZMIN DHE EKSTREMIZMIN E DHUNSHËM

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Të lëmë të kaluarën pas: ndërtojmë rezistencë ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet mbështetjes dhe edukimit” zbatuar në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza dhe financuar nga GCERF, hap thirrjen për angazhimin e një eksperti ligjor i cili do të realizojë një raporti kërkimor dhe analitik mbi legjislacionin primar dhe sekondar në vendin tonë, përfshi këtu edhe praktikat institucionale shtetërore por jo vetëm (psh. ato të sektorit të OJF-ve) lidhur me ri-integrimin e:

  1. luftëtarëve të huaj kthyer nga vendet luftës (Siri, Irak etj) përfshi këtu edhe familjarët e tyre të cilët mund të jenë ose jo të radikalizuar (ose kanë premisa radikalizimi)
  2. personave të tjerë të radikalizuar apo me rrezik radikalizimi që nuk janë luftëtarë lufte.

Eksperti i përzgjedhur, bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi përgjegjës i KShH-së, do të përmbushë shërbimet e mëposhtme:

  • Të analizojë kuadrin ligjor, politikat dhe strategjitë e shtetit shqiptar, se sa të plota e gjithëpërfshirëse janë ato sa i takon konceptit të ri-integrimit të këtyre shtetasve. Në fokus të veçantë të analizës do jetë pajtueshmëria e këtij kuadri ligjor me standartet ndërkombëtare, referuar zhvillimeve më të fundit në rrafshin ndërkombëtar (detyrimet që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, OSBE).
  • Të analizojë edhe kapacitetet institucionale të institucioneve shtetërore përgjegjëse që kanë në mision dhe veprimtarinë e tyre ri-integrimin e tyre, sa i takon aspekteve të lidhura me arsimin, punësimin apo programe të dedikuara sociale, por edhe në sistemin peniteciar, nëse janë perballur me drejtësinë penale për veprat penale në fushën e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm etj.
  • Raporti duhet të pasqyrojë rekomandime konkrete, që identifikojnë qartë dhe në mënyrë të argumentuar masat që sugjerohen në vijimësi për përmirësimin e situatës, në drejtim të plotësimit të vakumeve ligjore dhe institucionale, apo përmirësimeve në legjislacion dhe në drejtim të praktikave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
  • Eksperti do të propozojë një skaletë metodologjie dhe skaletë për realizimin e këtij raporti, e cila duhet të konsultohet me stafin e KShH-së. Metodologjia duhet të ndërthurë metodat desk research, intervistat me pyetësorë të dedikuar që do të realizohen me aktorë institucionalë që mund të kontribuojnë me informacionet dhe të dhënat e tyre për këtë raport, organizata të shoqërisë civile.
  • Eksperti i përzgjedhur pritet që të angazhohet gjatë periudhës Qershor-Korrik 2023, periudhë gjatë të cilës do të hartojë strukturën e raportit dhe draftin e raportit studimor.

KShH inkurajon ekspertët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al deri në datën 04.06.2023 dokumentacionin e mëposhtëm (në mënyrë kumulative):

  1. CV (Curriculum Vitae);
  2. Punime të ngjashme të realizuara më pare (në gjuhën shqip ose anglisht), të preferueshme mbi trajtimin e fenomeneve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
  3. Kopje të diplomave, studimeve pasuniversitare apo kualifikimeve në fushën përkatëse apo të ndërlidhur me të.
  4. Të paktën dy letra rekomandimi nga punëdhënës apo staf akademik.
  5. Ofertë finaciare në monedhën Lekë.

Shënim: Vlera maksimale e cila mund të mbulohet nga KShH për realizimin e këtij shërbimi është 300,000 ALL (TVSH e përfshirë).

Me konsideratë,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • Tweet

What you can read next

DEKLARATË PËR SHTYP
DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)
Më tepër Përgjegjësi dhe Transparencë

Kërkoni

TË FUNDIT

  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit