TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën ligjore “ANTI-KÇK”
05/05/2025
0
Friday, 06 December 2019 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime

Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën ligjore “ANTI-KÇK”

Organizatat e shoqërisë civile janë njohur me anë të medias për projektligjin e propozuar nga qeveria për parandalimin, ndryshimin dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda (e prezantuar publikisht si paketa speciale anti-kçk).

Referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të ekzekutivit, vlerësohet se kjo nismë do të shqyrtohet në Kuvend në formën e një akti normativ me fuqinë e ligjit. Kjo do të thotë se ky akt do të futet automatikisht në programin e punës së Kuvendit, duke përshpejtuar në këtë mënyrë procedurën e shqyrtimit të tij dhe duke cenuar kështu konsultimin gjithëpërfshirës dhe transparent. Shoqëria civile e shikon të nevojshme të sugjerojë publikimin zyrtar të këtij projekti me qëllim që t’i krijohet mundësia të gjithë organizatave të shoqërisë civile, ekspertëve të fushës të interesuar por gjithashtu edhe grupeve të interesit për të shfaqur mendimet e tyre brenda afateve ligjore, para se ai të bëhet objekt shqyrtimi në procedurat parlamentare.

Organizatat e shoqërisë civile tërheqin vëmendjen, se e vetmja masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme (tranzitore) në kuadër të reformimit të drejtësisë dhe luftës së korrupsionit në sistemin e drejtësisë është vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kuadri kushtetues dhe ligjor për vettingun është hartuar nga ekspertë të drejtësisë të nominuar nga vetë institucionet e drejtësisë, ekspertë të misioneve ndërkombëtare të asistencës (EURALIUS dhe OPDAT), si dhe është konsultuar me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, dhe në mënyrë të veçantë me ekspertizën e Komisionit të Venecias.

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave të reflektojë seriozisht që në paketën ligjore të propozuar të mos parashikohet asnjë masë tjetër tranzitore apo e jashtëzakonshme në këtë fazë të rëndësishme të zbatimit të reformës në drejtësi që cenon parimet për pavarësi të gjyqësorit, paanshmëri të trupës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, disiplinim të tyre nga vetë organet e qeverisjes së drejtësisë (KLGJ dhe KLP) dhe vetëm me nismën e tyre (ILD) dhe jo me nismën e ekzekutivit. Organizatat e shoqërisë civile e vlerësojnë realizimin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nga strukturat e reja të drejtësisë që po ngrihen (SPAK dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Çdo paketë ligjore që do të cenonte këto parime do të përbënte regres ndaj rezultateve të deritanishme të reformës në drejtësi dhe do të minonte pavarësinë dhe përgjegjshmërinë konform standarteve të gjyqësorit.

Kryesore është që kjo paketë ligjore, me të cilën ende nuk jemi njohur në formën zyrtare, të respektojë parimet kushtetuese dhe të drejtat e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Në këtë drejtim, dëshirojmë të sjellim në vëmendje nenin 17, paragrafi i dytë i Kushtetutës ku parashikohet se kufizimet e lirive dhe të drejtave të njeriut të parashikuara në Kushtetutë nuk mund të cenojnë thelbin e tyre dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në KEDNJ.

 

Organizatat nënshkruese:

  1. Albanian Helsinki Committee (AHC)
  2. Albanian Institute of Science (AIS)
  3. Albanian Women Empowerment Network (AWEN)
  4. Albanian Legal and Territorial Research Institute/Qendra A.L.T.R.I
  5. BIRN Albania
  6. Civil Rights Defenders (CRD)
  7. Disutni Albania
  8. Fondacioni “Qendra Europiane”
  9. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  10. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  11. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
  12. Institute of Romani Culture in Albania (IRCA)
  13. Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
  14. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”
  15. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ)
  16. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSGD Albania)
  17. Qendra “Treja”
  18. Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania)
  19. Shoqata “Qëndistarët”
  20. Shoqata “Together for Roma Integration” (TIRC)
  21. Të ndryshëm dhe të barabartë (Different & Equal)
  22. Partners Albania for Change and Development
  • Tweet

What you can read next

Banorët e zonave të përmbytura duhen mbështetur
Thirrje për praktikë për studentët e fakultetit të ekonomisë
KShH përcjell sinjalizimin mbi keqinformimin dhe presionin e ushtruar ndaj disa qytetarëve në Bashkinë Elbasan, për leximin e votës nga të tretët, të ushtruar me sistemin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit