TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • Klinika Legale - Deklarata & Njoftime
  • Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konfirmon konstatimin e KShH – Të dënuarit me burgim dhe të paraburgosurit që punojnë diskriminohen, pasi nuk trajtohen njëlloj me punonjësit në gjendje të lirë
13/05/2025
0
Thursday, 12 April 2018 / Published in Klinika Legale - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konfirmon konstatimin e KShH – Të dënuarit me burgim dhe të paraburgosurit që punojnë diskriminohen, pasi nuk trajtohen njëlloj me punonjësit në gjendje të lirë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), paralelisht me rrugën gjyqësore ka ndjekur në rrugë administrative çështjen e diskriminimit në trajtim të të dënuarve dhe të paraburgosurve në lidhje me të drejtat e tyre si punëmarrës. KShH apo organizma shtetërorë apo jo shtetërorë, të brendshëm apo të huaj, kanë konstatuar se, pavarësisht numrit prej rreth 619 të burgosur që punojnë, ata nuk trajtohen nga administrata e burgjeve njësoj si shtetasit e tjerë të punësuar në gjendje të lirë, në përputhje me legjislacionin e punës apo të trajtimit të personave të burgosur (për të drejta si mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë në punë, kohëzgjatja e punës, shpërblimi për punën, ditët e pushimit, etj).

Personat e burgosur që punojnë në punë të ndryshme brenda organikës së burgut duhet të shpërblehen me pagë minimale, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, pasi konsiderohen“punëmarrës” dhe duhet të trajtohen si të tillë.

Pavarësisht praktikave të ndryshme administrative dhe gjyqësore lidhur me përfitimin nga puna, ku ende një pjesë e personave të dënuar që punojnë në burgje shpërblehen me një shumë prej 90 (nëntëdhjetë) lekësh të reja/muaj , ndërsa pjesa më e madhe e të dënuarve me burgim që punojnë në punë të ndryshme në burgje përfitojnë ulje dënimi rreth 3.9 ditë/për çdo muaj punë , asnjë prej tyre nuk përfiton pagesë minimale dhe mbrojtje shoqërore si punëmarrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë ndërmarrë disa inisiativa ligjore për miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave , por finalizimi ende nuk është arritur.
Vënë në lëvizje nga KShH për këtë problematikë shumëvjeçare, më dt. 10.04.2018, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi njoftoi Vendimin nr. 100, dt. 05.04.2018, në të cilin pranoi se të dënuarit dhe paraburgosurit që punojnë në sistemin e burgjeve janë diskriminuar drejtëpërdrejtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për shkak të gjendjes së tyre sociale si të dënuar, në fushën e punësimit, në raport me punonjësit e tjerë në gjendje të lirë. Nëpërmjet këtij vendimi, Komisioneri ka vendosur se DPB, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave duhet të ndërmarrin masat e rekomanduara paraprakisht nga ky institucion, për ndryshime dhe saktësime në lidhje me miratimin e projekt-VKM-së së posaçme, për këtë qëllim, si dhe brenda 30 ditëve pritet që këto institucione të informojnë Komisionerin për masat e ndërmarra prej tyre.

Kjo çështje është ndjekur në kuadër të Projektit “Përmirësimi i situatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri, nëpërmjet forcimit të Shtetit të së Drejtës” (Klinika Ligjore XII), mbështetur financiarisht nga Civil Rights Defenders.

  • Tweet

What you can read next

RI-HAPET KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE
RASTET E PËRSËRITURA TË NDOTJES JANË KËRCËNIM PËR MJEDISIN E SHËNDETSHËM SI DHE PËR BREZAT E SOTSHËM DHE TË ARDHSHËM (NENI 59 I KUSHTETUTËS)
KËRKESË PËR OFERTË PËR HARTIMIN E METODOLOGJISË SË MONITORIMIT TË TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT GJATË PANDEMISË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit