TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • Komisionieri për mbrojtjen nga diskriminimi konstaton diskriminimin e fëmijëve që vuajnë nga Leucemia
06/05/2025
0
Friday, 13 January 2017 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Grupet Vurnerabel - Deklarata & Njoftime, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime
Komisionieri për mbrojtjen nga diskriminimi konstaton diskriminimin e fëmijëve që vuajnë nga Leucemia

Shoqatat Together for Life dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerësojnë vendimin e dhënë nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me fëmijët që vuajnë nga sëmundja e Leucemisë.

Vendimi vjen pas kërkesës së bërë nga të dyja organizatat, në muajin gusht 2016, për të kryer një hetim administrativ ex-officio, mbi diskriminimin e fëmijëve të sëmurë për shkak të mungesës së barit L-Asparaginase në Pavionin e Onkohematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

KShH dhe Together for Life” vunë në lëvizje Komisionerin në korrik të vitit 2016. Gjatë kësaj kohe u denoncua mungesa e ilaçeve që rrezikonte jetën e fëmijëve me Leucemi ndërkohë, nga ana e saj Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë deklaroi se kishte bërë përpjekjet për të blerë medikamentet por nuk ishte bërë e mundur për shkak të dështimit të procedurave të prokurimeve. Në kërkesën drejtuar Komisionerit, të dyja organizatat argumentuan se, shkak i dështimit të  procedurave mund të ishte edhe sasia shumë e vogël e barit (flakonëve) që kërkoheshin me fondin limit prej 294,712 lekë (pa TVSH), shumë e cila konsiderohet e vogël për kompanitë që të përfshihen në procedurat e blerjes.

Në Vendimin nr. 196, dt. 29.12.2016, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është arsyetuar se: “Drejtoria e QSUT-së që nga periudha e dështimit të disa procedurave të prokurimit për këtë bar ka qenë në dijeni se ky bar nuk ka qenë i regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe përsëri nuk ka marrë masat për të vënë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë për këtë mungesë apo të merrte masa për sigurimin e këtij bari nëpërmjet donacioneve përpara se të shfaqej mungesa e këtij bari dhe të bëhej publik lajmi nga organizatat Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Together for Life…..Komisioneri vlerëson se Drejtoria e QSUT-së për vetë kohën e gjatë që ka pasur në dispozicion (periudha 2015 – 6.2016) duhet të kishte gjetur hapësirat institucionale dhe ligjore (ashtu siç siguroi furnizimin pas datës 14.09.2016) për t’u siguruar pacientëve fëmijë medikamentin në kohën e duhur.

Në përfundim, Komisioneri ka vlerësuar se, praktika e ndjekur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë duke mos bërë të mundur vënien në dispozicion të fëmijëve të medikamenteve mjekësore përbën diskriminim të tërthortë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e Leucemisë në Pavionin e Onkohematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë si dhe rekomandoi që kjo Qendër, në të ardhmen të ketë në vëmendje sigurimin e medikamenteve mjekësore në kohë dhe sasinë e duhur.

KShH dhe Together for Life shpresojnë që ky precedent i Komisionerit t’u shërbejë institucioneve publike të shëndetësisë për të reflektuar pozitivisht, për të gjithë ata paciente që sot nuk marrin shërbimin e duhur shëndetësor nga këto institucione.

KShH falenderon Civil Rights Defenders për mbështetjen e ofruar për Klinikën Ligjore falas, në sajë të së cilës u mundësua kjo ndërhyrje pranë Komisionerit.

  • Tweet

What you can read next

Të parandalohet dhuna në stadiume
Trajnimi i vëzhguesve dhe korrespondentëve të KShH-së “Studimi i vendimeve penale dhe vëzhgimi i proceseve gjyqësore për të miturit në gjykatat e rretheve gjyqësore”
NJOFTIM PËR SHTYP – AKSESI NË DREJTËSI PRIORITETI MË MADHOR I HARTËS SË RE GJYQËSORE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit