14.11.2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe Pride Photo Award, çelën ekspozitën “LGBTI Pride Photo Award”, në datë 1 Nëntor pranë Zeta Gallery. Çelja e ekspozitës u përshëndet nga Znj.Devi van de Weerd, Ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Z. Boris Dittrich, Drejtor Advokimi i Programit të të Drejtave të Lesbikeve, Gejve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve, pranë Human Rights Watch dhe Z.Erik de Kruijf, përfaqësues i Pride Photo Award.

Punimet artistike të prezantuara në ekspozitë janë foto fituese nga konkursi i organizuar nga Pride Photo Award për vitin 2016 në Holandë, të cilat pasqyrojnë momente nga jeta e komunitetit LGBTI. Nëpërmjet ekspozimit të fotove synohet ndërgjegjësimi i publikut për një respektim me të mirë të të drejtave të këtij komuniteti. Këto punime artistike tërhoqën vëmendjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, ambasadave, organizatave të shoqërisë civile, si dhe të rinjve aktivistë për të drejtat e njeriut, të cilët vizituan dhe treguan interes të veçantë për ekspozitën.

Në ditët në vijim KShH në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe disa universitete të tjera, do të organizojë forume të hapura diskutimi me studentë dhe lektorë të ndryshëm pranë Zeta Gallery.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë deri në datë 17.11.2017, ku ju ftojmë të merrni pjesë për të ndarë së bashku momente nga jeta e komunitetit LGBTI. Pjesëmarrja e publikut në këtë eksopzitë por edhe në forumet e hapura të diskutimit është e rëndësishme jo vetëm për t’u ndërgjegjësuar por dhe për t’ju bashkuar kauzave të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual

 

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit