14.12.2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi më datë 14 dhjetor 2018 në Shkodër trajnimin për rritjen e kapaciteteve te organizatave të shoqërisë civile lokale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal. Në këtë trajnim, përfaqësues të OSHC-ve dhe institucioneve lokale u njohën me kuadrin ligjor kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe angazhimin ë shoqërisë civile nga pikëpamja e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 930, datë 18.11.2015 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe planit të veprimit”, prezantuar nga Kordinatori Kombëtar kundër Ekstremizmit të dhunshëm, z. Agron Sojati. Gjithashtu pjesëmarrësit u njohën edhe me videon e prodhuar në kudër të projektit “Paqja dhe Ne. Kjo video u prit shumë mirë nga pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan përfaqësimin e të gjitha feve në Shqipëri dhe mesazhet domethënëse që ata kishin dhënë në këtë video.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, financuar nga Bashkimi Europian.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit