Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pjesë e rrjetit ndërkombëtar “Platforma e Solidaritetit Civil” po ndjek punimet e konferencës vjetore të shoqërisë civile paralale me atë të OSBE-së, e cila po zhvillohet në Vjenë.
Në këtë konferencë, përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha rajonet e OSBE-së po diskutojnë çështjet më urgjentë të dimisionit të të drejtave të njeriut dhe impaktin e tyre në rajonin e OSBE-së. Pavarësisht se pjesëmarrësit në këtë tryezë përfaqësojnë vende të ndryshme jo vetëm nga pikëpamja gjeografike por gjithashtu edhe ndryshime sa i takon statusit të tyre si vende autoritare, demokraci totalitare, demokraci në zhvillim apo demokraci të zhvilluara, vërehet se problematikat me të cilat ndeshen shumica e tyre kanë të bëjnë me mungesën e një gjyqësori të pavarur dhe profesional, mungesën e transparencës, përgjegjshmërisë dhe gjithëpërfshirjes në procese të rëndësishme vendimmarrëse të organeve publike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, diskriminimi dhe racizmi si dhe ndikimi që ka gjuha e urrejtjes së politikanëve në këtë fenomen, korrupsioni në projektet zhvillimore dhe të investimeve, tortura, trajtimi ç’njerëzor dhe degradues sidomos në sistemin e burgjeve, ndotja e mjedisit, media jo e lirë dhe jo profesionale, zbehja e rolit monitorues të shoqërisë civile për shkak të kufizimeve në mbështetjen e saj si dhe sulmeve ndaj aktivistëve, etj.
Rezultatet e kësaj konference do ti prezantohen Këshillit Ministerial të OSBE-së në formën e Deklaratës së Vjenës.