TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • KONFERENCË PËR SHTYP – PËR PREZANTIMIN E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARPRAKE TË MONITORIMIT TË PJESSHËM TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TË DT 25 QERSHOR 2017
06/05/2025
0
Monday, 26 June 2017 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme - Deklarata & Njoftime
KONFERENCË PËR SHTYP – PËR PREZANTIMIN E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARPRAKE TË MONITORIMIT TË PJESSHËM TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TË DT 25 QERSHOR 2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar pjesërisht procesin zgjedhor ditën e votimit dhe vijon të monitorojë procesin e numërimit për zgjedhjet parlamentare të dt. 25 Qershor 2017. Monitorimi është realizuar nga 160 vëzhgues të akredituar nga KQZ dhe është shtrirë në 11 KZAZ dhe 154 qendra votimi në 9 qarqe të vendit, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Vëzhguesit, pjesa më e madhe juristë, janë trainuar paraprakisht mbi aspektet ligjore dhe metodologjinë e vëzhgimit. Gjithashtu, kemi bashkëpunuar me vëzhgues të Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar për të monitoruar respektimin e të drejtës së votës të kësaj kategorie shtetasish.

Atmosfera e përgjithshme në ditën e votimit dhe gjatë procesit të pjesshëm të monitorimit të numërimit ka qënë përgjithësisht e qetë. Në media janë raportuar incidente të izoluara ku janë përfshirë shtetas të ndryshëm, të cilët po hetohen nga organet kompetente. Vlerësojmë se këto incidente e kanë kryesisht burimin tek gjuha e urrejtjes, e përdorur sidomos nga liderët partiakë, tendenca dhe këmbëngulja që kjo apo ajo forcë politikë të dalë e para.

Në media u raportua për disa raste të fenomenit të shitblerjes së votës. KShH vëren se, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, është pozitiv fakti që ka patur një rritje të numrit të rasteve të denoncuara nga media dhe nga qytetarët, çka mundëson hetim të plotë dhe efektiv nga organi i prokurorisë. Ne vlerësojmë se parandalimi dhe lufta ndaj këtij fenomeni kërkon angazhim të plotë të të gjitha forcave politike, të cilat në vend të akuzave reciproke duhet të marrin masat e nevojshme për të parandaluar çdo shitblerje të votës nga militantët e tyre partiakë.

Në ditët e heshtjes zgjedhore ka patur raste kur përfaqësues të subjekteve zgjedhorë kanë bërë deklarata politike ose kanë kryer veprime të natyrës propagandistike, duke shkelur Kodin Zgjedhor. Cënimi i heshtjes zgjedhore është raportuar edhe nga Bordi i Monitorimit të Medias.

KShH ka konstatuar raste të rralla kur materiale të natyrës propagandistike kanë qënë brenda distancës së ndaluar në ligj të cilat nuk janë hequr nga KQV gjatë kryerjes së veprimeve paraprake ose janë vërejtur qendra votimi që ndodheshin shumë afër (20-30 m) dy zyrave elektorale të një subjekti zgjedhor, etj. Në Qarkun e Vlorës, ZAZ 84, QV 4492 është ndërprerë votimi sepse jashtë kësaj qendre, por shumë pranë saj, kishte njerëz që bënin propagandë zgjedhore. Në QV 1724/1, 1724/2, 1726 dhe 1726/1 të ZAZ-së 32 Tiranë është konstatuar se në korridoret e këtyre qendrave ndodheshin persona që ndikonin tek zgjedhësit për të votuar. Pas ndërhyrjes së KQV-së, personat u larguan.

KShH vlerëson në tërësi punën pozitive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si organi më i lartë i administrimit zgjedhor, i cili është angazhuar me intensitet dhe përkushtim për zgjidhjen e disa problemeve të rëndësishme. Megjithëkëtë, në rastet e cenimit të heshtjes zgjedhore apo rastet kur janë raportuar pengesa ndaj vëzhguesve të akredituar për të realizuar një monitorim të plotë, KQZ duhet të ishte më proaktive dhe të bënte të njohura publikisht qëndrimet dhe masat e marra në përputhje me Kodin Zgjedhor.

KShH ka konstatuar me shqetësim propozimet me vonesë dhe zëvendësimin në momentin e fundit të një numër komisionerësh të niveleve të dyta dhe të treta (KZAZ, KQV, GNV). Duke patur parasysh natyrën e shkeljeve të raportuara nga vëzhguesit tanë gjatë monitorimit kemi mendimin se, këto parregullsi, pjesërisht janë pasojë e trajnimit të shpejtë dhe jo cilësor të anëtarëve të këtyre organeve, si rrjedhojë e propozimeve që siç përmendet më lart erdhën me shumë vonese nga subjektet zgjedhore që e kanë këtë të drejtë. Ky fenomen ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme, por e veçanta në këto zgjedhje është se ai ka qënë më i theksuar dhe i dukshëm. Këto vonesa dhe zëvendësime ndikuan në disa raste në bllokim të procesit të votimit pa shkaqe ligjore, sikurse ishte rasti në disa qendra votimi në qytetin e Kavajës.

Prezenca e personave të paautorizuar brenda disa qendrave të votimit si dhe në disa objekte ku ishin vendosur këto qendra, përfshi dhe oborret e tyre ishte në shkelje të vendimit të KQZ-së të datës 24 Qershor 2017, si dhe u bë shkak për bllokimin e pjesshëm të procesit të votimit. U konstatua sipas informacioneve të vëzhguesve pasiviteti i KQV-ve për të vënë rregull edhe në ambientet e QV, çka krijonte përshtypjen se KQV-të e monitoruara nuk ishin në dijeni të vendimit të mësipërm të KQZ-së. Personat e paautorizuar, të cilët nuk mbanin shenja të jashtme dalluese identifikimi pyesnin zgjedhësit se për kë do të votonin ose pasi kishin përfunduar votimin si dhe i udhëzonin me anë të disa listave të drejtoheshin drejt QV të tyre .

U konstatua se, më shumë se në 25 % e QV votimi nuk është hapur në orën 7.00 . Shkaqet kanë qënë të ndryshme si vonesa në paraqitjen e anëtarëve të KQV-së , përfundimi i veprimeve për hapjen e qendrës së votimit për shkak të mosnjohjes së procedurës ligjore, zëvëndësimi i ndonjë anëtari të KQV-së në momentet e fundit , etj. Vëzhguesit e KShH-së kanë konstatuar një sërë shkeljesh e mangësish në kryerjen e veprimeve paraprake për hapjen e QV-ve, në plotësimin e dokumentacionit të punës së KQV-ve, në respektimin e procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor për votimin nga zgjedhësit si dhe për ndihmën ndaj personave me aftësi të kufizuar. Janë konstatuar raste sporadike kur zgjedhësi është lejuar të votojë pa dokument me të dhëna biometrike ose është lejuar të votojë me çertifikatë, në shkelje të Kodit Zgjedhor. Për të gjitha këto shkelje, vëzhguesit kanë paraqitur vërejtje me shkrim pranë KQV-së, të cilat në disa raste janë pranuar dhe protokolluar .

Transparenca e organeve të administrimit zgjedhor në nivel vendor ndaj vëzhguesve të akredituar nuk ka qenë e plotë. Vëzhgues të KShH-së, në disa raste janë penguar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të monitoruar pa pengesë të gjitha fazat e procesit të votimit (në hapje, gjatë procesit dhe në mbyllje) . Në ndonjë rast, vëzhguesit i është bërë presion se do të nxirrej nga qendra e votimit , në rast se do të bënte vërejtje të tjera me shkrim. Siç duket, disa KQV të monitoruara, jo vetëm nuk njihnin të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve (neni 7 i Kodit Zgjedhor) por edhe nuk vlerësonin rolin e tyre monitories.

Parimi i fshehtësisë së votimit është cënuar në raste sporadike nga vetë zgjedhësit por janë shënuar raste kur ky parim është cenuar nga vetë anëtarët e KQV-ve . Kemi konstatuar një rast të izoluar në në ZAZ 82 të Qarkut Vlorë ku zgjedhësi ka fotografuar fletën e votimit por KQV-ja nuk i ka konsideruar këto fletë si të dëmtuara. Lidhur me këtë çështje, tërheq vëmendjen fakti që, megjithëse në ndryshimet e fundit të Kodit Penal, fotografimi i votës ndalohet penalisht, sipas Kodit Zgjedhor kur ndodh një rast i tillë, zgjedhësit i jepet një fletë votimi tjetër. Ky defekt mendojmë se duhet të rishikohet në dispozitat e këtij Kodi.

Rastet e ndalimit të ushtrimit të së drejtës së votës kanë qënë të rralla. Në qendrën e votimit nr. 1919/1, ZAZ 37, Qarku Tiranë janë paraqitur votues që nuk e kanë gjetur emrin në listë dhe janë detyruar të kërkojnë në disa qendra votimi se ku duhet të votojnë. Në raste të tjera, zgjedhësit nuk kanë mundur të votojnë për shkak të mospërputhjes të mbiemrit në dokumentin e identifikimit me atë në listën e zgjedhësve .

KShH ka konstatuar disa raste të votimit të personave me aftësi të kufizuar, të cilët janë ndihmuar nga familjarët apo zgjedhësit e asaj qendre votimi . Në shumicën e rasteve të konstatuara nuk është respektuar procedura ligjore e parashikuar në Kodin Zgjedhor . Në një rast të publikuar në media, në Shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë, zgjedhësi me aftësi të kufizuar nuk u lejua nga kryetarja e KQV-së të ndihmohet nga familjari i tij me arsyetimin se kjo nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor, ndërkohë që Kodi Zgjedhor ua njeh këtë mundësi. Gjithashtu, sipas të dhënave paraprake nuk rezulton të jenë marrë masat e nevojshme që parashikon ligji që personat me aftësi të kufizuar t’u krijoheshin mundësitë dhe lehtësitë e nevojshme në ushtrimin e votës .

Edhe pse rastet e votimit familjar në QV të monitoruara nga vëzhguesit tanë kanë qënë të rralla , kemi mendimin se ky përbën një problem shqetësues sepse ka të bëjë me zbatimin e parimit të fshehtësisë së votës. Në vërejtjet e tyre me shkrim, vëzhguesit tanë kanë kontribuar në disa raste në parandalimin e kësaj shkelje.

Në përgjithësi, mbyllja e qendrave të votimit është realizuar në orën 20.00, pas shtyrjes së afatit nga KQZ-ja . Megjithatë, nga informacioni i vëzhguesve tanë ka rezultuar se një pjesë e QV janë mbyllur edhe para kësaj ore. Pavarësisht nga qëllimi i mirë, shtyrja e orarit të mbylljes së QV nga ana e KQZ-së me vonesë, shkaktoi paqartësi, mosinformim dhe një farë konfuzioni. Në përgjithësi, konstatuam se janë respektuar procedurat e mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të ndonjë rasti kur anëtarët e KQV-ve nuk njihnin procedurën e mbylljes për shkak të mungesës së trainimit .

Në përgjithësi, për aq sa kemi patur mundësi të vëzhgojnë procedurat e numërimit të votave të cilat vazhdohen të monitorohen nga ana jonë, është vënë re se anëtarët e ngarkuar për numërimin e votave dhe të propozuar me shumë vonesë nga partitë politike, në aspektin ligjor, nuk ishin të përgatitur në nivelin që kërkohet. Ka rezultuar se kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore kanë mbërritur në afat me përjashtim të KZAZ-së nr. 2, Qarku Shkodër, KZAZ nr. 35, Qarku Tiranë, KZAZ nr. 24, Qarku Durrës, KZAZ-së nr. 58, Qarku Fier. Në KZAZ nr. 2, Qarku Shkodër, materialet zgjedhore nga zonat largëta kanë mbërritur rreth orës 4 e 30. Deri në orët e para të mëngjesit, rezulton se nuk kishte filluar numërimi në KZAZ nr. 24, Qarku Durrës pasi subjektet zgjedhore nuk kishin propozuar emrat e anëtarëve të GNV-ve. Numërimi në KZAZ nr. 35, Qarku Tiranë ka filluar në orën 07.05 të ditës së sotme. Deri në orën 07.30, në KZAZ-të me nr. 47, 48, 49 dhe 50, të Qarkut Elbasan nuk kishte filluar ende numërimi.

Në përgjithësi procedurat për numërimin e votave janë respektuar dhe nuk ka patur kontestime ndërmjet anëtarëve të GNV-ve dhe të KZAZ-ve. Në KZAZ 41, Qarku Tiranë raportohet se fletët e votimit kaloheshin në monitor me shpejtësi por pas vërejtjeve të vëzhguesve, KZAZ ka urdhëruar ngadalësimin e veprimeve nga GNV-ja. I njëjti problem është konstatuar edhe në KZAZ nr. 84, Qarku Vlorë.

  • Tweet

What you can read next

Dy organet ndihmëse të vettingut detyrohen të bëjnë transparencë të plotë pas ankimimit të KShH-së tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit
Njoftim për shtyp – 14 Qershor 2013
Deklaratë për Shtyp – Trajtim ç’njerëzor i një të dënuari në Burgun e Peqinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit