TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • KShH konstaton cënimin e së drejtës së jetës dhe për jetë të qetë familjare dhe private të banorëve në fshatrat Vidhas dhe Balldren (njësia administrative Papër, Elbasan), nga veprimtaria ndotëse përpunuese të hidrokarbureve e operatorëve privatë
21/05/2025
0
Wednesday, 09 May 2018 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
KShH konstaton cënimin e së drejtës së jetës dhe për jetë të qetë familjare dhe private të banorëve në fshatrat Vidhas dhe Balldren (njësia administrative Papër, Elbasan), nga veprimtaria ndotëse përpunuese të hidrokarbureve e operatorëve privatë

Bazuar dhe nxitur nga shkrimi i publikuar në median investigative BIRN (Reporter.al) “Rafineri, jo parfumeri”, në lidhje me ngritjen e zërit të banorëve rreth ish-Metalurgjikut kundër ndotjes, më datë 20 Shkurt 2018 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), verifikoi në terren shkallën e ndotjes së ajrit, si pasojë e erës së rëndë të naftës dhe ndotjes së ujërave në kanalet vaditëse, si pasojë e shfaqjes së mbetjeve hidrokarbure. Grupi vëzhgues i KShH-së, i përbërë nga 2 juristë, ndoqi një metodologji gjithpërfshirëse dhe profesionale për verifikimin e çështjes së ngritur, duke u takuar dhe bashkëbiseduar me përfaqësues të institucioneve kompetente vendore dhe qëndrore në nivel lokal, si: Drejtoria Rajonale e Mjedisit (Elbasan); Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Dega Rajonale e Qarkut Elbasan; Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor (Dega Rajonale Elbasan); si dhe Drejtoria Rajonale e Shëndetit Elbasan; Qendra Shëndetësore Vidhas, Balldren, të cilat respektuan të drejtën e informimit duke ofruar akses të mjaftueshëm në dokumentacionin shkresor që institucionet dispononin.

Vëzhguesit e KShH-së, duke e konsideruar me rëndësi të veçantë për një verifikim objektiv të pretendimeve, kqyrën situatën faktike në terren dhe bashkëbiseduan me banorë të zonës, disa prej të cilëve reflektonin pasoja shëndetësore nga ndotja mjedisore, që vijonte prej disa vitesh sipas referimeve të tyre.

Nga të dhënat e përftuara nga verifikimi i realizuar, ndër të tjera, KShH arriti paraprakisht në disa konkluzione:

  • Informacionet e dhëna nga Mjekja e Përgjithshme e Qendrës Shëndetësore Vidhas, Balldren konfirmuan shqetësimet e adresuara nga banorët e kontaktuar të zonës, se sëmundjet alergjike të astmës, sëmundjet dermatologjike dhe përhapja e sëmundjeve kancerogjene e tumorale, stimulohen nga ndotja që sjellin rafineritë e përpunimit të naftës dhe bitumit, veçanërisht kur ndodhen shumë pranë zonës së banuar.
  • Mosveprimi nga organet kompetente, të cilat ligjet dhe aktet nënligjore përkatëse i ngarkojnë me përgjegjësi dhe funksione për të monitoruar, inspektuar dhe marrë masa të përkohshme apo të përhershme me qëllim ndërprerjen e veprimtarisë ndotëse të operatorëve aktivë në atë zonë, respektimit të parimit mjedisor “Ndotësi paguan” dhe vënien para përgjegjësisë penale apo civile të autorëve, është i pajustifikuar dhe jo në proporcion me nevojat e situatës mjedisore të krijuar.
  • Mos-ushtrimi i kompetencave ligjore, veçanërisht nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave. për të inspektuar mbi respektimin e përmbushjes së kritereve dhe kushteve të lejes mjedisore nga operatorët privatë që menaxhojnë rafineritë e përpunimit të hidrokarbureve në zonë, nuk mund të bazohen në udhëzime të eprorëve që lidhen me ristrukturimin e organeve të varësisë, në kushtet kur bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe mund të cënojnë ushtrimin e kompetencave dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së institucioneve, me rëndësi në mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të shtetasve.

KShH e vlerëson me rëndësi veprimin e shpejtë dhe efikas të organeve shtetërore me qëllim mbrojtjen e mjedisit nga ndotja e vazhdueshme dhe rrjedhimisht të shëndetit dhe jetës familjare e private të qetë të banorëve në zonën e Njësisë Administrative Papër, Elbasan. Në përmbushje të misionit të tij, KShH do të vijojë me ndjekjen e rrugëve ligjore të adresimit për zgjidhje të situatës, në rrugë administrative dhe/ose gjyqësore, me qëllim rivendosjen në vend të të drejtave të banorëve të fshatrave Vidhas dhe Balldren, Njësia Administrative Papër (Elbasan) dhe ndërprerjen e praktikave të mëtejshme të ndotjes mjedisore, nga veprimtaria e përpunimit të hidrokarbureve nga operatorët privatë dhe paaftësisë së organeve shtetërore për të reaguar ndaj situatës.

Ky rast do të ndiqet në kuadër të Projektit “Përmirësimi i situatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri, nëpërmjet forcimit të Shtetit të së Drejtës” (Klinika Ligjore XII), mbështetur financiarisht nga Civil Rights Defenders.   

  • Tweet

What you can read next

NJOFTIM PËR SHTYP
Thirrje për praktikë për studentët e fakultetit të ekonomisë
KËRKESË PËR OFERTË PËR SUBJEKT TREGTAR NË VLORË/DHËRMI QË OFRON AKOMODIMIN, SALLËN E KONFERENCAVE DHE VAKTET FULL-BOARD PËR 30 PJESËMARRËS NË TRAJNIMIN KOMBËTAR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit