TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Letër e Hapur – Apel për Rishqyrtim të Marrëveshjes së Imigracionit me Italinë
05/05/2025
0
Tuesday, 12 March 2024 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

Letër e Hapur – Apel për Rishqyrtim të Marrëveshjes së Imigracionit me Italinë

Drejtuar Qeverisë së Shqipërisë!

Një grup organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, pasi u njohën me faktin e nënshkrimit të një “Protokolli” midis Shqipërisë dhe Italisë, mbi përdorimin e territorit shqiptar për krijimin e zonave të destinuara për pritjen dhe mbajtjen e refugjatëve azilkërkues1, protokoll i nënshkruar në Romë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, me shqëtësim vëren:

  1. Protokolli parashikon që afati i qëndrimit të migrantëve në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të jetë më i gjatë sesa periudha maksimale e lejuar nga legjislacioni përkatës italian. Ne vërejmë se nuk ka parashikime se çfarë pasojash ka shkelja e këtij afati qëndrimi në raport edhe me kohëzgjatjen reale të shqyrtimit të kërkesave për azil apo ankimeve ndaj vendimmarrjeve refuzuese të këtyre shtetasve, në instancat përkatëse të azilit në shtetin Italian2. Duke patur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata (6 muaj deri në 1 vit)3, kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të “moskthimit të azilkërkuesit” me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar4.
  2. Analiza e deritanishme e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si Amnesty International5 nxerr në pah se protokolli mund të bie ndesh me Traktatin e Funksionimit të Bashkimit Evropian, neni 78(1) dhe me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore, (nenet 18 dhe 19) dhe Shqipëria mund të bëhet bashkëpunëtore në këto shkelje, një perspektivë jo pozitive për një vend që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE). Shqetësime janë shprehur edhe ditën e djeshme nga Komisionerja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, sipas së cilës “masat e propozuara në protokoll rrisin në mënyrë të ndejshme rrezikun për të ekspozuar refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Bartja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete stimulon shtetet e tjera që të veprojnë njësojë, gjë që rrezikon që të krijojë një efekt domino që të do minonte sistemin evropian dhe botëror për mbrojtje ndërkombëtare”6.
  3. Ndërkohë, disa prej organizatave tona, po studiojnë me vëmendje tekstin e protokollit për të dalë me qendrime të veçanta të natyrës teknike e në përputhje me misionin e tyre, lidhur me parashikimet e tij.
  4. Mungesa e transparencës apo e konsultimit publik të marrëveshjes, si dhe për të informuar zyrtarisht si institucionet më të larta të vendit (Presidentin dhe Kuvendin), institucionet vendore të përfshira, ashtu edhe komunitetin lokal dhe publikun e gjerë, përbëjnë një zhvillim shqetësues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria, në bisedime për anëtarësim në BE. Raportet e progresit të BE-së mbi Shqipërinë vazhdimisht dhe me të drejtë kanë kritikuar konsultimet formale apo mungesën e konsultimeve më publikun për çështje me interes publik. Detyra e qeverisë dhe institucioneve përfaqësuese është reagimi ndaj sugjerimeve apo kritikave dhe përmirësimi i praktikave nën frymën e jetësimit të një qeverisjeje të hapur, jo shndërrimi i praktikave të gabuara si normalitet.

Për sa më sipër, duke marrë parasysh kompleksitetin e imigracionit në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të detyrimeve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e personave në nevojë (Konventa e Gjenevës e 28 korrikut 1951 dhe Protokolli i 31 janarit 1967) dhe duke shpresuar se historia e dhimbshme e emigracionit shqiptar të tre dekadave të fundit të shërbejë si mësim, kërkojmë tërheqjen e Shqipërisë nga ky protokoll.

Sinqerisht,

  1. Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, Shqipëri (Civil Rights Defenders)
  2. BIRN, Shqipëri
  3. Albanian Legal and Territorial Research Institute/ Qendra A.L.T.R.I
  4. Qëndresa Qytetare
  5. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  6. Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
  7. Organizata Drejtësi Sociale
  8. Instituti i Kultures Rome në Shqipëri
  9. Qendra TREJA
  10. Voice of Roma në Shqipëri
  11. Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA)
  12. Youth Voice Network
  13. Qendra Psiko – Sociale VATRA
  14. Qendra për Zhvillim Komunitar ” Sot për të Ardhmen”
  15. Lëvizja Rinore Egjyptiane Rome
  16. Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Shoqëror
  17. Instituti i Studimeve Politike
  18. Roma Versitas Albania
  19. Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
  20. Organizata Together for Life
  21. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
  22. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
  23. Shërbimi Ligjor Falas, Tiranë
  24. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
  25. Partnerët për Ndryshim dhe Zhvillim, Shqipëri
  26. Qendra ‘ACT for SOCIETY”
  27. Rrjeti për Demokraci i Gruas, Shqipëri
  28. Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
  29. Qendra Platforma Kombëtare për Gratë

1 Sipas informacioneve të bëra publike nga Kryeministri, do të krijohet një terminal special për verifikimin e parë pranë Portit të Shëngjinit, si dhe qendra e emigrantëve në Gjadër.

2 Shiko: Hirsi Jamaa and Others v. Italy, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

3 https://italy.refugee.info/en-us/articles/5388907955863

4 https://ecre.org/ecre-preliminary-comments-on-the-italy-albania-deal/

5 https://www.amnesty.org/en/latest/news/2023/11/italy-plan-to-offshore-refugees-and-migrants-in-albania-illegal-and- unworkable/

6 https://www.coe.int/sq/web/tirana/-/italy-albania-agreement-adds-to-worrying-european-trend-towards-externalising-asylum-procedures

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR PËR REALIZIMIN E MARKIMIT/BRANDIMIT TË NJË AUTOMJETI
KËRKESAT E MINATORËVE TË SHQYRTOHEN ME TRANSPARENCË DHE NDJESHMËRI
NJË AKT I RËNDË DHUNE NË BURGUN E FUSHË-KRUJË

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit