TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • LIRIA E TUBIMEVE PAQËSORE SI DHE PJESËMARRJA NË TO ËSHTË E GARANTUAR
21/05/2025
0
Wednesday, 04 April 2018 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Grupet Vurnerabel - Deklarata & Njoftime, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime

LIRIA E TUBIMEVE PAQËSORE SI DHE PJESËMARRJA NË TO ËSHTË E GARANTUAR

Sot më datë 04.04.2018, rreth orës 10.40, nga media elektronike u njohëm për situatën e tensionuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku zhvillohej seanca për vleftësimin e ndalimit të protestuesve, në përputhje me nenin 258 pika 1 Kodit të Procedurës Penale. Si rregull seancat gjyqësore janë të hapura për publikun, me përjashtim të rasteve të gjykimit me dyer të mbyllura konform nenit 340 të Kodit të Procedurës Penale. Diskrecioni për të vendosur dhe argumentuar gjykimin me dyer të mbyllura konform këtij Kodi i takon gjykatës, por në çdo rast nuk mund të justifikohet prishja e zhvillimit të rregullt të seancës gjyqësore, dhe aq më tepër veprimet me natyrë ndikuese apo intimiduese ndaj gjykatës.

 

Gjatë monitorimi rezultoi se të ndaluarve nuk u ishte siguruar menjëherë e drejta e mbrojtjes. Kjo e drejtë ju është ofruar ditën e nesërme të datës së ndalimit, përkatësisht dt. 2 Prill 2018, situatë që bie ndesh me nenin 34/b pika 2 e Kodit të Procedurës Penale.ku thuhet se të drejtat dhe garancitë e parashikuara për të pandehurin zbatohen edhe për personin e ndaluar.

KShH u informua se të ndaluarit në Kukës ishin sjellë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në Komisariatet përkatëse, KShH ushtroi një monitorim në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku ishin të akomoduar 12 shtetas të ndaluar, dhe në Komisariatin nr.3, tek i cili ishin vendosur 4 shtetas të ndaluar. Sipas pretendimeve, ata ishin ndaluar në Kukës rreth orëve të para të mëngjesit (03.00-04.00), të datës 1 Prill 2018 dhe ishin transportuar direkt në Tiranë. Gjatë monitorimit, u mor takim me personat e ndaluar dhe sipas pretendimeve të tyre nuk u ishte komunikuar shkaku i ndalimit dhe të drejtat që atyre u garanton ligji. Vec kësaj, megjithëse procesverbalet përkatëse mbanin datën 1 Prill 2018, ata ishin njohur me këto akte të nesërmen (dt. 2 Prill 2018). Për këtë vonesë, u mor takim me përfaqësuesit e drejtorisë së policisë së Tiranës, të cilët pretenduan se veprimet paraprake hetimore janë kryer nga policia gjyqësore e drejtorisë vendore Kukës, ndërsa në Tiranë ata janë sjellë për efekt kapaciteti. Edhe në komisariatin nr. 3, u mor takim jo vetëm me të ndaluarit, por edhe me punonjësit në këtë Komisiariat, të cilët u shprehën se në ambientet e Komisariatit mundësohej vetëm akomodimi dhe ofrimi i ushqimit.

Ka qenë evidente që disa protestues përdorën dhunën, gjë që nuk pajtohet me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8773, dt. 23.04.2001 “Për tubimet”. Janë organet e prokurorisë dhe të gjykatës që do të përcaktojnë nëse organet e policisë kanë vepruar ose jo në përputhje me ligjin.

 

Sipas të dhënave të medias dhe deklaratave të organeve të Policisë së Shtetit, në protestën e Kukësit janë ndaluar 23 persona, ndërsa janë lënduar 13 policë. Çështja penale ka filluar dhe organet e drejtësisë janë ato që do të vendosin për përgjegjësinë ose jo të secilit.

KShH gjatë monitorimeve që ka ushtruar në bazë të ankesave të shtetasve për cenimin e të drejtave të tyre, ka konstatuar mungesë informimi dhe konsultimi për çështje dhe kauza me interes publik, veçanërisht lidhur me gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, gjë që bie ndesh me nenin 56 të Kushtetutës.

KShH mendon se në raste të tilla, kur qytetarët protestojnë për një problem sensitiv që ka të bëje edhe me mundësitë e kufizuara ekonomike të tyre, problemi nuk duhet politizuar sepse dëmton kauzën e drejtë të tyre.

 

Ka raste kur informimi dhe konsultimi në kohë i publikut është jo vetëm i nevojshëm por përbën detyrim ligjor. Ky është edhe rasti i banorëve të Kukësit të cilët kundërshtojnë një politikë me interes publik. Vonesat në këtë drejtim u evidentuan edhe në Konferencën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Liria e tubimit lejon që të shfaqet publikisht pakënaqësia, indinjata dhe kritika çka shërben si një alarm që tregon se çfarë nuk shkon, duke i dhënë mundësi shtetit të reflektojë dhe korrigjojë qëndrimet apo masat e marra prej tij.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndjekur protestën e banorëve të Kukësit, ku shprehej pakënaqësia e tyre lidhur me tarifën për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Kjo e drëjtë, sipas nenit 1 të Ligjit “Për tubimet”, kufizohet vetëm në rast se rrezikohet siguria kombëtare, siguria publike, mbrojtja e rendit dhe parandalimi i krimit, ruajtja e shëndetit ose moralit, ose mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

  • Tweet

What you can read next

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor – Kërkojmë gjithpërfshirje
Nismat ligjore për dekriminalizimin nuk është monopol i partive politike
Vijon nisma e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi në Qytetin e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit