30.11.2017

Më 24 Nëntor, Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetje të Civil Rights Defenders organizoi konferencën “Media në Shqipëri, përpara pasqyrës”, e cila u realizua në ambientet e Autoritetit të Medias Audiovizive. Situata e aktuale e medias në Shqipëri u trajtua në këndvështrime reale dhe kritike në shumë dimensione nga të ftuarit në këtë panel, mes të cilëve ambasadorë, drejtues të redaksive të lajmeve, studiues e pedagogë të gazetarisë, juristë e përfaqësues të KSHH.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte vendosja e medias para pasqyrës për të diskutuar problematikat dhe sfidat me të cilat po përballet media dhe gazetarët, duke patur këtu parasysh edhe trendin global i cili ka shënuar regres në drejtim të respektimit të fjalës së lirë por gjithashtu edhe ndikimin e zhvillimit të epokës digjitale, të lidhjeve të papërshtatshme të interesave të biznesit dhe politikës me median.

 

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit