TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • MESAZH SENSIBILIZUES – Të mbrojmë integritetin fizik dhe mendor si dhe dinjitetin njerëzor të vajzave dhe grave!
13/05/2025
0
Tuesday, 23 November 2021 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
MESAZH SENSIBILIZUES – Të mbrojmë integritetin fizik dhe mendor si dhe dinjitetin njerëzor të vajzave dhe grave!

BËJE BOTËN PORTOKALLI: TË NDALIM DHUNËN NDAJ GRAVE TANI

Në përmbushje të misionit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, më 23 Nëntor 2021, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bashkohet iniciativës të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Nëpërmjet sloganit “Një mesazh për ty sot…Ndoshta nesër për mua” jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë ligjore falas ndaj çdo personi që ka përjetuar ose është në rrezik përjetimi të çdo forme të dhunës me bazë gjinore.

Media ka luajtur një rol të rëndësishëm në bërjen publike të rasteve të dhunës me bazë gjinore. Pavarësisht këtij kontributi, shumë vajza dhe gra hezitojnë të denoncojnë autorët e dhunës fizike ose psikologjike, presionet apo kërcënimet e ndryshme prej tyre.

DHUNA VAZHDON TË MUROSET BRENDA MUREVE TË SHTËPISË!

Nisur nga të dhënat e bëra publike nëpërmjet Raportit të INSTAT “Burrat dhe Gratë në Shqipëri 2020”, rezulton se 1 në 2 gra, ose 52,9 % e grave pohojnë se kanë përjetuar të paktën një herë dhunë gjatë jetës së tyre, dhe 36,6 % prej tyre pohojnë se aktualisht janë duke përjetuar dhunë.

Parandalimi në nivel të përgjithshëm, por edhe ndëshkimi (kur është rasti) është i domosdoshëm. Reagimi ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore, në vlerësimin e KShH-së është detyrë e gjithë Shoqërisë! Vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore, kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje nga shoqëria e institucionet shtetërore!

TË HESHTËSH NDAJ NGJARJEVE TË TILLA DO TË THOTË TË INKURAJOSH DHUNË!

Përdorimi i dhunës në çdo formë është i dënueshëm. Nëse je familjar, mik apo mikeshë, i dashur apo e dashur, mësues apo mësuese, koleg apo kolege i një vajze dhe grua të dhunuar që ka frikë të denoncojë, mos hesht por denonco, ose më së paku ofro mbështetjen tënde ndaj viktimës për ta inkurajuar të denoncojë! .

  • Parandalimi i dhunës me bazë gjinore është detyrë jo vetëm e institucioneve, por e gjithë shoqërisë!
  • Reagimi me forcën e ligjit ndaj çdo dhunuesi është detyrë e organeve ligjzbatuese dhe organeve të sistemit të drejtësisë!
  • Tweet

What you can read next

Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025
NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim – Datë 28.01.2017

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit