TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • Ndotja në fshatrat e Krujës – Fenomen i përsëritur pandëshkueshmërie
13/05/2025
0
Thursday, 30 November 2017 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
Ndotja në fshatrat e Krujës – Fenomen i përsëritur pandëshkueshmërie

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ndoqi me shqetësim pamjet filmike të publikuara nga emisioni investigativ “Fiks Fare” i televizionit Top Channel ditën e djeshme. Për të disatën herë dhe në periudha të ndryshme kohore, ky emision ka transmetuar ndotjen shqetësuese nga djegia e furrave të gëlqeres në fshatrat e Krujës. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme publike, kjo çështje nuk ka marrë zgjidhje efektive, nuk është shoqëruar me forcën e duhur të reagueshmërisë që i jep ligji organeve ligjzbatuese, duke rrezikuar dhe dëmtuar jetën dhe shëndetin e banorëve të këtyre fshatrave dhe zonae përreth.

Kjo çështje ka qenë gjithashtu në fokus të veprimtarisë monitoruese të Komitetit të Helsinkit, i cili gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka kryer disa verifikime në fshatrat Borizanë dhe Kadias të Krujës, lidhur me ndotjen e ambientit të shkaktuar nga aktiviteti i paligjshëm i guroreve dhe djegies së furrave gëlqerore në këto fshatra.

Mosmarrja e masave efektive nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe në mënyrë të veçantë nga strukturat që kanë përgjegjësi inspektuese në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë, organet vendore të Policisë së Shtetit si dhe Bashkisë së Krujës ka bërë që KShH të kontaktojë me disa banorë të Thumanës dhe të marrë autorizimin prej tyre, për të përfaqësuar çështjen në rrugë gjyqësore. Aksionet që duhet të ndërmerren nga këto institucione duhet t’i japin zgjidhje përfundimtare këtij fenomeni të paligjshëm, i cili përsëritet me efektin “kërpudhë”. Në këto kushte, nuk përjashtohen edhe rastet e korrupsionit të personave të proceduar dhe zyrtarëve përkatës që e kanë njohur gjendjen por që me mosveprimin e tyre e kanë toleruar atë.

Gjithashtu, KShH ka siguruar dokumentacionin që hedh dritë mbi kallëzimet penale, vendimet e prokurorisë dhe të gjykatës për veprën penale të parashikuar nga neni 201, i Kodit Penal, “Ndotje e ajrit”.

Për periudhën Janar 2015 -Mars 2017, nga 11 kallëzime penale të depozituara pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, 10 prej tyre kanë qenë me nismë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe 1 është inicuar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Durrës në bashkëpunim me këtë komisariat. Për 2 prej tyre, prokuroria ka vendosur mosfillim të hetimeve, ndër për 9 të tjerat është vendosur pushim i procedimit penal. Shkak kryesor për këtë vendim-marrje është se, akti i ekspertimit për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nuk është realizuar në të njëjtën datë që është konstatuar fakti, por me vonesë ose pas disa ditësh (mesatarja e distancës kohore mes konstatimit matjes është 1 muaj e 6 ditë). Për pasojë, nuk është konstatuar ndotje dhe në mungesë të pasojave të dëmshme, procedimet penale janë pushuar ose mos filluar. Në asnjë rast tjetër nuk rezulton që, Inspektorati Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Durrës dhe Bashkia Krujë, institucione që kanë detyrim ligjor për të siguruar kontrollin për mbrojtjen e mjedisit[1], sipas Ligjit nr. 10 431, dt. 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të kenë denoncuar ndërhyrjet negative që kanë dëmtuar mjedisin, të kryera nga shtetasit apo subjektet e ndryshme.

Nga të dhënat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë rezulton se, janë dërguar për gjykim 14 çështje për këtë vepër penale, për 13 për të cilat është dhënë vendim dënimi. Për 8 prej tyre gjykata ka dhënë dënim në përputhje me sa ka kërkuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ndërsa në 1 rast ka dhënë dënim më të rëndë. Në të gjitha këto raste është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe personat e pandehur janë shpallur fajtor. Rezulton se, organi i prokurorisë dhe gjykata nuk kanë zhvilluar një hetim të plotë sa i takon ligjshmërisë së ushtrimit të këtyre aktiviteteve por janë bazuar kryesisht në provat e marra gjatë hetimit paraprak.

KShH mendon se, organi i ndjekjes penale dhe gjykata mund dhe duhet të bënte një hetim dhe shqyrtim më të plotë dhe të gjithanshëm gjë që do t’i shërbente konkretizimit jo vetëm të personave të akuzuar por edhe të zyrtarëve publikë që kanë toleruar këtë gjëndje. Ky hetim do të shërbente gjithashtu edhe për parandalimin e veprimeve të kundraligjshme dhe të përsëritura në dëm të shëndetit dhe jetës së shtetasve.

I bëjmë thirrje organeve të sistemit të drejtësisë penale të ushtrojnë të gjithë mekanizmat ligjore që i japin fund pandëshkueshmërisë së çdo shtetasi që ushtron këto aktivitete të paligjshme si dhe të personave të tjerë që, me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundraligjshme në dëm

[1] Sipas nenit 62, të Ligjit nr. 10 431, dt. 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe nenit 26, pika 1, të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”

  • Tweet

What you can read next

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor – Kërkojmë gjithpërfshirje
Konferenca kombëtare e Avokatit të Popullit “Të gjithë së bashku në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve”
Deklaratë: Tiranë, më 20 Mars 2006

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit