TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë konsensus dhe shmangie të formalizmit në konsultimin publik
13/05/2025
0
Friday, 05 October 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë konsensus dhe shmangie të formalizmit në konsultimin publik

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) që më datë 13 Nëntor 2017 ka përshëndetur ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në deklaratën tonë publike është theksuar nevoja që ky proces të ishte gjithëpërfshirës, cilësor, por jo i vonuar.

Pas mbarimit të mandatit 6 mujor të këtij Komisioni dhe shtyrjes së afatit për veprimtarinë e tij, meqë rezultonte se gjatë kësaj kohe nuk ishte arritur asnjë rezultat konkret, me datën 13 Prill 2018, KShH ka reaguar përsëri publikisht duke evidentuar faktin se vonesat për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor mund të kishin pasoja të dëmshme, sidomos në kushtet kur pragu për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore në vendin tonë, ishte i afërt.

KShH vëren se kanë kaluar mbi 10 muaj nga koha e ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Është e vërtetë se me aktorë të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtarë janë organizuar disa takime konsultative, ku kryesisht janë diskutuar disa modele të vendeve të tjera. Por edhe pas këtyre takimeve nuk është dhënë asnjë njoftim mbi veprimtarinë e Komisionit dhe sidomos nëse për këtë apo atë çështje është arritur konsensus. Kjo edhe për faktin se për miratimin nga Kuvendi të këtyre ndryshimeve kërkohet votim me shumicë të cilësuar.

Dje më datë 4 Tetor 2018, Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Z. Bledi Çuçi u ka dërguar disa organizatave të shoqërisë civile (midis tyre edhe KShH-së), draftin e projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ky draft nuk është shoqëruar me relacion shoqërues. Projektligji ka 51 nene me përmbajtje të rëndësishme që kërkon studim të thelluar edhe për faktin se ka ndryshime dhe shtesa të reja dhe të diskutueshme. Si rrjedhim, kërkon kohë, cilësi dhe jo nxitim.

Organizatat e shoqërisë civile ftohen të marrim pjesë në një takim konsultativ që është vendosur të zhvillohet ditën e martë, data 9 Tetor 2018 (në mjediset e kryesisë së Kuvendit) ku do të prezantohet paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor. KShH vlerëson se nevoja e ndryshimeve, bazuar në Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në tre zgjedhjet e fundit është e domosdoshme, por afatet e konsultimit të çdo ndryshimi në Kodin Zgjedhor, aq më tepër kur këto ndryshime janë të konsiderueshme duhet të jenë të tilla që të mundësojnë kontribut cilësor dhe gjithëpërfshirje reale.

KShH edhe më parë kur është shtruar çështja e ndryshimeve në legjislacion (sidomos për disa projektligje të rëndësishme me interes të gjerë publik) është shprehur kundër çdo lloj formalizmi duke evidentuar në të njëjtën kohë nevojën për respektimin efektiv të Ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

  • Tweet

What you can read next

DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DT. 27.01.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
DEKLARATË PUBLIKE – Oponencë ndaj Propozimeve për Hartën e Re Gjyqësore për Shqipërinë
Ngjarja e rëndë në Marinzë mund të parandalohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit