TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NIS SË SHPEJTI MONITORIMI I SEANCAVE DËGJIMORE TË PROCESIT TË VETTINGUT
22/05/2025
0
Monday, 30 October 2017 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Gjyqesori - Veprimtari, Gjyqesori - Veprimtari

NIS SË SHPEJTI MONITORIMI I SEANCAVE DËGJIMORE TË PROCESIT TË VETTINGUT

Procesi i Vettingut ka hyrë tashmë në një fazë të re të tij, atë të përzgjedhjes së gjyqtarëve që do të kalojnë të parët në “sitën” e verifikimit për integritetin, pasurinë dhe aftësinë profesionale. Por ky proces nuk mund dhe nuk duhet të mbesë vetëm brenda dyerve të sallave ku do të zhvillohen seancat dëgjimore. Ndaj Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të jetë syri dhe veshi i publikut, duke ndjekur nga afër seancat. Vëzhguesit vendorë kanë kaluar tashmë fazën e trajnimeve nga ekspertë vendas dhe të huaj, mbi mënyrën e monitorimit, metodologjinë që do të përdoret dhe detaje të tjera në lidhje me këtë proces me rëndësi për drejtësinë shqiptare. 

KShH do të ndjekë me ekspertizë profesionale vendase dhe të huaj, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në të dyja shkallët. Stafi i tij synon të nxisë transparencën dhe llogaridhënien e organeve të Vettingut. Në fokus të këtij monitorimi do të jenë seancat dëgjimore publike që do të zhvillohen nga organet e Vettingut dhe në mënyrë të veçantë respektimi i standardeve të procesit të rregullt ligjor. Në total do të monitorohen rreth 50-100 seanca dëgjimore. Gjithashtu, gjatë këtij monitorimi do t’i kushtohet rëndësi faktit se sa e harmonizuar dhe e unifikuar do të jetë praktika e ndjekur nga organet e vettingut. Në fokus do të jenë edhe problemet që mund të lidhen me mangësitë në legjislacion, të cilat shpesh herë evidentohen pikërisht nga zbatimi i ligjit në praktikë.

Gjetjet dhe konkluzionet e dala nga monitorimi i KShH-së do t’i vihen në dispozicion organeve të Vettingut si dhe mund t’ i komunikohen gjithashtu vëzhguesve të ONM-së. Sipas rëndësisë së tyre, këto gjetje do t’i komunikohen në mënyrë periodike medias dhe publikut, me qëllim nxitjen e transparencës dhe duke ruajtur të dhënat personale të gjyqtarëve/prokurorëve.

Me qëllim rritjen e mobilizimit qytetar, KShH do të nxisë publikun, duke rritur ndërgjegjësimin e tij për të raportuar fakte dhe rrethana të besueshme, të cilat mund të shërbejnë si prova për organet e Vettingut. KShH do të promovojë dhe do të publikojë në kohë reale nëpërmjet faqes së internetit, rrjeteve sociale, shkrimeve ndërgjegjësuese në media, intervistave në media ,njoftimeve dhe reagimeve publike, çështjeve që kanë interes dhe për të cilat media, publiku dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të mbahen të informuar. Në përfundim, KShH do të hartojë një raport monitorimi lidhur me gjetjet dhe problematikat më të rëndësishme si dhe rekomandimet përkatëse.

Kjo nismë realizohet në kuadër të projektit “Për të rritur transparencën, gjithë përfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”, i cili mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Komiteti shqiptar i Helsinkit e ka jo vetëm shumë të rëndësishme transparencën me publikun, por një parim mbi të cilin punon çdo ditë. Ndaj informacionet e siguruara do t`i ofrohen publikut me profesionalitet nga grupi i punës që po zbaton këtë projekt. Drejtësia është një fushë që na përket dhe intereson të gjithëve, ndaj ky projekt ka një rëndësi të veçantë për publikun.

Ne ju ftojmë të ndiqni faqen Vettingu në lupë, për të mësuar më shumë mbi ecurinë e Vettingut në Shqipëri.

  • Tweet

What you can read next

LETËR E HAPUR – KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT PËRJASHTOHET PA ARSYE NGA ANËTARËSIA NË KOMISIONIN KOMBËTAR PËR AZILIN DHE REFUGJATËT
Vijon nisma e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi në Qytetin e Elbasanit
MINISTRIA E DREJTËSISË DHE KLGJ TË REFLEKTOJNË ME PRIORITET PËR BOJKOTIN E AVOKATËVE DHE KËRKESAT E TYRE LEGJITIME

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit