Nisma Civile # pro reformës në drejtësi
Shqipëria ndodhet para një momenti të rëndësishëm të historisë së 25 viteve të fundit, përpjekjesh të vazhdueshme për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqënies sociale.
Miratimi i reformës në drejtësi, siç dëshmohet edhe nga hulumtimet e fundit, është një prioritet që gëzon mbështetje masive nga ana e qytetarëve shqiptare. Rëndësia e kësaj reforme lidhet jo thjesht me rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian (BE). Ajo është një parakusht për pastrimin e sistemit të drejtësisë, të jetës politike dhe ekonomike të vendit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, si edhe për vetë funksionimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe barazinë para ligjit.
Reforma në Drejtësi lidhet thelbësisht me proceset e brendshme demokratike dhe zhvillimore të vendit, me rivendosjen e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet dhe sistemi demokratik, tek aftësia e proceseve dhe institucioneve për tu shërbyer qytetarëve, tek mundësia e një Shqipërie me demokraci funksionale dhe të zhvilluar ekonomikisht ku qytetarët shqiptarë gjejnë shpresën dhe realitetin e një vendi dhe shoqërie më të mirë.
Zvarritja e mëtejshme ose dështimi i klasës politike në miratimin e Reformës do të ketë pasoja të rënda jo vetëm për procesin e Integrimit Europian të vendit duke e futur në një ngërç disa vjeçar, por gjithashtu do të shkatërrojë besimin qytetar tek ndryshimi i vendit, tek shpresa për drejtësi dhe barazi para ligjit, dhe tek aftësia e institucioneve tona për ta bërë të mundur këtë realitet.
Ne, përfaqësues të grupeve të shoqërisë civile, rretheve akademike, sektorit privat dhe grupeve të tjera jo-shtetërore të interesit, vlerësojmë progresin e deritanishëm të Reformës në Drejtësi, mbështetjen e vazhdueshme të BE, ShBA dhe Komisionit të Venecias, si edhe gadishmërinë e shprehur të përfaqësuesve të BE për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë brenda muajit Dhjetor 2016 nëse palët politike në vend gjejnë konsensusin dhe miratojnë Reformën brenda muajit Qershor 2016.
Ne u bëjmë thirrje partive politike parlamentare të përmbushin përgjegjësinë institucionale dhe morale para qytetarëve për miratimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi.
FTOJMË të gjithë organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e rretheve akademike, sektorin privat, grupet e tjera jo-shtetërore të interesit dhe publikun e gjerë shqiptar t’i bashkohen kësaj nisme për të nxitur partitë politike parlamentare dhe institucionet vendimarrëse të gjejnë konsensusin dhe të miratojnë sa më shpejt Reformën në Drejtësi!
Nënshkrues:
1. Albanian American Trade & Development Association (AATDA-AL)
2. Albanian Policy Centre (APC)
3. Alpo Media
4. Besar Likmeta, Gazetar
5. BIRN Shqipëri
6. Instituti për Zhvillimin e Habitatit CO-PLAN
7. Erjona Rusi, Gazetare
8. EU Policy Hub
9. EuroPartners Development
10. Federalistët e Rinj Europianë (JEF)
11. Fëmijët Janë e Ardhmja
12. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
13. Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA)
14. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
15. Instituti per Studime Publike dhe Ligjore
16. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
17. Instituti për Politika Publike dhe Private
18. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
19. Lëviz Albania
20. Levizja Rinore Egjiptiane dhe Rome
21. Lëvizja Europiane Shqipëri – EMA
22. Lëvizja MJAFT!
23. Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem
24. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
25. Lutfi Dervishi, Gazetar
26. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
27. Qendra Hap pas Hapi
28. Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare
29. Qendra Res Publica
30. Qendra per Zhvillim Komunitar “Sot Per te Ardhmen”
31. Qendra për Çështjet e Informimit Publik
32. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
33. Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CSDC)
34. Roma Active Albania
35. Rrjeti i Grave – Barazi ne Vendimmarrje
36. Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë
37. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
38. Shoqata “Together For Life”
39. Shoqata e Prinderve
40. Unioni i Gazetareve Shqiptare