TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Një model tjetër pozitiv i mbrojtjes nga diskriminimi në sajë të ndërhyrjes ligjore të Komitetit Shqiptar të Helsinkit
01/07/2025
0
Thursday, 10 May 2018 / Published in 0 - Lajme, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje

Një model tjetër pozitiv i mbrojtjes nga diskriminimi në sajë të ndërhyrjes ligjore të Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në sajë të sinjalizimeve të medias investigative, ka monitoruar dhe ofruar asistencë ligjore për çështjen e diskriminimit për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale të shtetasve që banojnë pranë ish-Kampit të Torovicës, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë.

Pas evidentimit të problematikës shqetësuese me të cilën përballeshin 15 familjet që jetonin në ndërtesën e ish-Kampit, KShH siguroi pëlqimin e 3 prej banorëve për përfaqësimin e çështjes së tyre në rrugë ligjore. Këta banorë jetonin në kushte tepër të rënduara dhe të mjerueshme në godinën që dikur kish shërbyer si kamp i të burgosurve në Torovicë.

KShH ofroi asistencë ligjore dhe përfaqësoi banorët pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili e pranoi ankesën e banorëve me vendimin nr.116, dt.04.05.2018. Komisioneri vërejti diskriminimin e banorëve për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale të tyre, nga Strukturat e Bashkisë Lezhë. Gjithashtu, Komisioneri urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme nga ana e Bashkisë Lezhë, për sigurimin e ujit të pijshëm, kontenierëve të mbetjeve urbane, për gjetjen e zgjidhjeve alternative për strehim dhe permirësimin e infrastrukturës rrugore, për banorët e ish-kampit të të burgosurve Torovicë, brenda 30-ditëve nga vënia në dispozicion e vendimit.

Zgjidhja e përkohshme e situatës infrastrukturore nëpërmjet mirëmbajtjes me çakull të segmentit rrugor prej 500 m, që lidh qendrën e fshatit Marlecaj me ish-kampin e Torovicës, largësia e konsiderueshme nga banesat e ankuesve tek kontenierët e mbetjeve urbane, mungesa e ndonjë projekti/plani nga Bashkia Lezhë për furnizimin me ujë të pijshëm të familjeve, si dhe mungesa e projekteve/planeve apo masave që ka marrë apo do të ndërmarrë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe gjetjen e një zgjidhje alternative për strehimin në kushte sa më dinjitoze të banorëve të ish-kampit Torovocë, janë disa nga shkeljet që Komisioneri ka evidentuar në vendimin për mbrojtjen e banorëve nga diskriminimi. Mospërmbushja e detyrimeve ligjore nga ana e Bashkisë Lezhë, ka vendosur në pozita të pabarabarta ankuesit me banorë të tjerë të kësaj njësie administrative, për të cilët janë marrë masa për përmirësimin e kushteve të jetesës. Pritet që Bashkia Lezhë, brenda 30 ditëve të informojë Komisionerin për masat e ndërmarra në drejtim të respektimit të të drejtave të mohuara.

Kjo çështje është ndjekur në kuadër të Projektit “Krijimi dhe promovimi i praktikave pozitive të mirëqeverisjes ndaj komuniteteve lokale dhe grupeve vulnerabël në Shqipëri”, të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë”

  • Tweet

What you can read next

Thirrje për internship për 2 (dy) praktikantë
DEKLARATË PËR SHTYP
Deklaratë për shtyp: Ngushëllime për largimin nga jeta të akademikut dhe themeluesit / ish drejtuesit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit