TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM MBI NEVOJËN PËR TRANSPARENCË NGA INSTITUCIONET E SISTEMIT PENITENCIAR
11/07/2025
0
Wednesday, 22 April 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM MBI NEVOJËN PËR TRANSPARENCË NGA INSTITUCIONET E SISTEMIT PENITENCIAR

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndjek zhvillimet e përcjella në media, lidhur me situatën e krijuar në sistemin e burgjeve, si pasojë e pandemisë globale Covid-19. Gjithashtu, KShH, në përmbushje të misionit të tij, prej gati 4 javësh i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një paketë rekomandimesh, për të cilat vijon të mbetet në pritje të përgjigjes.

Më dt. 13 Mars 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) nëpërmjet një njoftimi për shtyp në faqen e saj zyrtare informoi publikun mbi pavërtetësinë e informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale, lidhur me infektimin e disa prej të dënuarve të akomoduar në IEVP Reç, Shkodër. Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni, citohet: “Por për të qënë transparent me publikun, informojmë dhe sigurojmë, se deri më tani, në IEVP-në Reç, ashtu si dhe në të gjitha IEVP-të e tjera në të gjithë vendin, nuk ka asnjë person që të ketë shfaqur shenja të virusit “Covid-19”[1].

Sistemi penitenciar në të gjitha vendet demokratike ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve competente si dhe mekanizmave që e monitorojnë këtë sistem (Avokati i Popullit, Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, Organizatat Joqeveritare, etj). Masa konkrete rezultojnë të jenë marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe garantimin e respektimit të të drejtave themelore të shtetasve të ndodhur në kushtet e privimit të lirisë. Gjithashtu, Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës ka rekomanduar zbatimin e parimeve përkatëse, me qëllim garantimin e sigurisë së stafit institucional dhe të personave të akomoduar në këto institucione.

Më dt. 3 Prill 2020, ndërkohë që kurba e personave të prekur me Covid-19 në vendin tonë po pësonte një rritje graduale, gazetarët e kronikave raportuan me shqetësim lajmin e infektimit të stafit administrative pranë IEVP Rrogozhinë.[2] Numri i punonjësve të dyshuar si të infektuar me Covid-19 mbetet i paqartë nga informacionet mediatike.[3] KShH konstaton se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këtë çështje, ndërkohë që institucionet penitenciare nuk disponojnë faqe zyrtare.

Lajmi mbi infektimin e mundshëm të punonjësit të IEVP “Jordan Misja” (313) u publikua më dt. 15 Prill 2020.[4] Ky lajm u vërtetua edhe nëpërmjet reagimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke informuar se janë marrë masat për mbajtjen nën kontroll, vetëkarantimim dhe kryerje të analizave për disa punonjes të këtij institucioni, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.[5]

Ditën e sotme mediat kanë publikuar të dhënat e anonimizuara (iniciale) të shtetasit të paraburgosur të akomoduar në IEVP Jordan Misja (313). Nga mediat rezulton se ky shtetas i është nënshtruar 2 testeve, nga të cilat janë vërejtur rezultate kontradiktore. Nga institucionet kompetente, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë nuk është publikuar ende një qëndrim mbi këtë ngjarje.

KShH sugjeron marrjen e masave konkrete për ofrimin e informacioneve në mënyrë periodike si dhe sipas nevojës, me qëllim sqarimin e opinionit publik, e në veçanti të familjarëve të cilët kanë të afërm të tyre të akomoduar në sistemin e burgjeve në vendin tonë.

Gjithashtu, KShH i rekomandon Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të shikojnë mundësinë për të krijuar një mekanizëm që mundëson ofrimin e informacionit për publikun dhe median, në mënyrë të ngjashme me atë të përdorur nga institucionet e shëndetit publik, në vendin tonë. Me qëllim shmangien e referimit të lajmeve të pavërteta që krijojnë shqetësim apo panik në popullatë, dhe në respektim të garantimit të transparencës, sistemi penitenciar kemi mendimin se duhet të funksionojë në mënyrë proaktive në këtë drejtim.

[1] http://www.dpbsh.gov.al/newweb/index.php?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=826

[2] https://www.balkanweb.com/frike-ne-burgun-e-rrogozhines-juristi-dyshohet-me-covid-19-drejtori-jam-edhe-une-ne-karantine/

https://shqiptarja.com/video/juristi-i-burgut-te-rrogozhines-pozitiv-vetekarantinohen-drejtori-dhe-dy-police

[3] http://top-channel.tv/2020/04/06/shkon-ne-4-numri-i-punonjesve-me-covid-19-ne-burgun-e-rrogozhines/

[4] https://www.balkanweb.com/kishte-te-infektuar-gruan-dhe-djalin-polici-i-burgut-313-rezulton-pozitiv-me-covid-19-testohen-12-kolege-si-kontakte-te-aferta/

[5] https://www.facebook.com/dpbsh/posts/128006072171527?__tn__=K-R

  • Tweet

What you can read next

Prezumimi i Pafajësisë – Parim i rëndësishëm kushtetues
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
THIRRJE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR NË GOLEM/DURRËS I CILI OFRON AKOMODIM, SALLË MBLEDHJESH SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE VAKTE FULL-BOARD PËR 1 NATË (CHECK IN 23.07.2025 DHE CHECK OUT 24.07.2025)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit